Ukraina thotë se shkatërroi një aeroplan ushtarak rus dhe dëmtoi katër të tjerë në Krime

Shërbimi i sigurisë së brendshme të Ukrainës tha të hënën se shkatërroi një aeroplan luftarak rus dhe dëmtoi katër aeroplanë të tjerë ushtarakë gjatë një sulmi me dron gjatë natës në Krimenë e pushtuar nga Rusia.
Në një deklaratë është thënë se është goditur një depo të aviacionit ushtarak, duke shkatërruar "plotësisht" një Su-30, duke dëmtuar një tjetër dhe gjithashtu duke dëmtuar tre bombardues Su-24, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës kanë thënë se kanë rrëzuar ose neutralizuar 161 UAV rusë, duke përfshirë dronë të tipit Shahednë të gjithë rajonet veriore, jugore, lindore dhe qendrore të Ukrainës.
Sipas Ukrinform, Komanda e Forcave Ajrore të Ukrainës njoftoi këtë në Telegram.
Këto shifra vijnë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka ndarë pamje video nga qytetet në vijën e frontit.
“Ne mbështetemi në vendime të forta nga Shtetet e Bashkuara, Evropa dhe bota në lidhje me sanksionet dytësore mbi tregtinë ruse të energjisë dhe sektorin bankar të Moskës. Ukraina pret me padurim zbatimin e çdo marrëveshjeje për forcimin e mbrojtjes që është arritur me partnerët e saj. Çdo ditë vonesë rezulton në humbjen e popullit tonë”, ka thënë Zelensky.
Zelensky theksoi se Rusia po qëllon civilët përgjatë gjithë vijës së frontit.
Kreu i shtetit ukrainas theksoi se bota ka fuqi të mjaftueshme për ta ndaluar këtë dhe për të mbrojtur njerëzit. /Telegrafi/


































