Ukraina shkatërroi raketën 6.5 milionë dollarëshe të rusëve

Raketa TOS-1A LANSER quhet shpesh një flakëhedhëse e rëndë.
E gjithë kjo për shkak të municionit specifik termobarik që lëshon, i cili është efektiv kundër pozicioneve mbrojtëse të vështira për t'u fortifikuar.
“Luftëtarët nga Brigada e 93-të e Mekanizuar shkatërruan një tjetër flakëhedhës të rëndë rus TOS-1A Solntsepyok duke përdorur një dron të shikimit të natës FPV”, thuhet në mesazhin në platformën X.
Nuk është bërë e ditur se kur dhe ku ka ndodhur sulmi i forcave ukrainase ndaj atyre ruse.
Vlera e një sistemi të tillë llogaritet të jetë deri në 6.5 milionë dollarë.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/05/2024
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals





















































