LAJMI I FUNDIT:

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Ukraina refuzon marrëveshjen e SHBA-së për mineralet e rralla: Nuk i mbron interesat tona

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se i ka udhëzuar ministrat e tij që të mos nënshkruajnë një marrëveshje të propozuar për t’i dhënë SHBA-së akses në mineralet e rralla të tokës të Ukrainës, sepse sipas tij, dokumenti ishte shumë i fokusuar në interesat e SHBA-së.

Propozimi, i cili ishte një pjesë kyçe e bisedimeve të Zelenskyt me zëvendëspresidentin amerikan JD Vance në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih të premten, nuk ofroi ndonjë garanci specifike sigurie në këmbim, sipas një zyrtari aktual dhe një ish-zyrtari të lartë ukrainas.

Ndërsa vendimi i Zelenskyt për të mos nënshkruar një marrëveshje, të paktën tani për tani, u përshkrua si “i shkurtër” nga një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë.


“Nuk i lashë ministrat të nënshkruajnë një marrëveshje përkatëse, sepse sipas mendimit tim, ajo nuk është gati të na mbrojë ne, interesin tonë”, tha Zelensky në Mynih.

Bëhet e ditur se propozimi u përqëndrua në mënyrën se si SHBA mund të përdorë mineralet e rralla të Ukrainës “si kompensim” për mbështetjen e dhënë tashmë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.

Ukraina ka rezerva të mëdha të mineraleve kritike që përdoren në industrinë e hapësirës ajrore, të mbrojtjes dhe ato bërthamore.

Presidenti i Ukrainës bën thirrje për krijimin e "forcave të armatosura të Evropës"
Lexo po ashtu Presidenti i Ukrainës bën thirrje për krijimin e "forcave të armatosura të Evropës"

Administrata Trump ka treguar se është e interesuar t’i qaset atyre për të reduktuar varësinë nga Kina, por Zelensky tha se çdo shfrytëzim do të duhej të lidhej me garancitë e sigurisë për Ukrainën që do të pengonin agresionin e ardhshëm rus.

“Për mua është shumë e rëndësishme lidhja midis një lloj garancie sigurie dhe një lloj investimi”, tha presidenti ukrainas.

Raportohet se Zelensky nuk hyri në detaje se përse i udhëzoi zyrtarët e tij që të mos nënshkruanin dokumentin, i cili iu dha zyrtarëve ukrainas nga sekretari amerikan i Thesarit Scott Bassent gjatë një vizite në Kiev.

“Është një marrëveshje koloniale dhe Zelensky nuk mund ta nënshkruajë atë”, tha ish-zyrtari i lartë.

Ndryshe, zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Brian Hughes nuk e konfirmoi në mënyrë eksplicite ofertën, por tha në një deklaratë se “Ppresidenti Zelensky po tregohet shkurtpamës për mundësinë e shkëlqyer që administrata Trump i ka paraqitur Ukrainës”. /Telegrafi/