Ukraina e sulmoi fuqishëm gjatë natës Rusinë - goditen disa nga elektranat dhe rafineritë kyçe

Objekte energjetike në rajonet ruse të Oryol, Vladimir dhe Jaroslavl u sulmuan gjatë natës së 31 tetorit, sipas zyrtarëve rusë dhe kanaleve të Telegramit.
Sipas raportimeve, sulmet ishin të drejtuara ndaj termocentralit “Oryol” - burimi kryesor i energjisë elektrike dhe ngrohjes në atë rajon; trafostacionit elektrik “Vladimir”, një nyjë strategjike e sistemit energjetik rus; dhe rafinerisë së naftës “Novo-Jaroslavski” - rafineria më e madhe në veri të Rusisë.
Banorët e qytetit Oryol raportuan shpërthime gjatë natës, siç raportoi kanali opozitar rus “Astra”. Video nga kamerat e sigurisë dokumentuan sulmin në centralin elektrik, me një shpërthim të madh.
‼️🇷🇺—-The Vladimirskaya Power Substation was struck by what is reported as 2 explosions.
From telegram—-
“The Vladimirskaya 750 kV substation is one of the largest and most powerful in Europe. Located in the Vladimir region, it is a strategic hub of the Unified Energy System of… pic.twitter.com/fZxVsPMiCe
— 🇷🇺 Vanguard-Veritas🇨🇦 (@RussCan91) October 31, 2025
Guvernatori i rajonit Oryol, Andrej Klischkov, deklaroi se termocentrali u godit nga fragmente të dronëve të kapur në rrjet që shkaktuan dëme në pajisjet e furnizimit me energji. Ai shtoi se nuk pati raportime për zjarre ose viktima dhe se shërbimet emergjente ishin në vendngjarje.
Riparimet janë në proces ndërsa furnizimi me energji është “gati tërësisht rikthyer”, sipas Klichkovit.
#Vladimir supposedly a substation, 600 km from the state border of #Ukraine
“It’s f***ing blazing out there…”
Objective confirmation 🫡 pic.twitter.com/FRcKcg6geF
— Aurora Borealis 🤫 (@aborealis940) October 31, 2025
Analiza e burimeve të hapura, nga Astra, tregon se në rajonin Vladimir sulmi ishte drejtuar ndaj trafostacionit – një prej objekteve kryesore energjetike. Trafostacioni “Vladimir” ka kapacitet rreth 4010 MW dhe shërben si nyjë për sistemin energjetik të rajonit.
Në Jaroslavl u raportuan shpërthime pranë rafinerisë “Novo-Jaroslavski”. Kjo rafineri është e pesta më e madhe në Rusi me kapacitet përpunimi prej 15 milionë tonë lëndë të parë në vit.
Këto sulme vijnë një ditë pasi forcat ruse kryen një sulm masiv me raketa dhe dronë ndaj infrastrukturës energjetike të Ukrainës gjatë natës së 30 tetorit. Sipas kompanisë ukrainase DTEK, Rusia goditi disa termocentrale në Ukrainë. /Telegrafi/
Сили Оборони нанесли удари по Володимирській підстанції 750 кВ.
Досить важлива, вона забезпечує передачу потужності від великих енергоджерел, таких як Волзька ГЕС, Калінінська АЕС і Костромська ГРЕС, в енергосистеми Володимирської, Іванівської і частково Московської областей. pic.twitter.com/lJfDAI0Gxq
— Pulse of Ukraine (@PulseOfUkraine) October 31, 2025

















































