Ukraina i ka kërkuar Aleancës Veri-Atlantike të përgatisë sanksione ekonomike ndaj Rusisë dhe të forcojë bashkëpunimin ushtarak me Kievin, ndërsa vendi iu bashkua aleancës perëndimore për bisedime rreth mënyrës sesi të pengonte Rusinë nga një sulm i rinovuar pasi ajo grumbulloi trupat ushtarake afër vendit.
Ukraina, një ish-republikë sovjetike që tani aspiron të bashkohet me Bashkimin Evropian dhe NATO-n, është kthyer në një pikë të mundshme ndezjeje midis Rusisë dhe Perëndimit pasi marrëdhëniet janë përkeqësuar në nivelin e tyre më të keq në tre dekadat që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë.
“Ne do t’u bëjmë thirrje aleatëve që t’i bashkohen Ukrainës për të krijuar një paketë parandaluese”, u tha gazetarëve ministri ukrainas i Punëve të Jashtme, Dmytro Kuleba gjatë takimit me homologët e tij të NATO-s në Riga.
Si pjesë e kësaj pakete, NATO duhet të përgatisë sanksione ekonomike kundër Rusisë në rast se ajo “vendos të zgjedhë skenarin më të keq”, shprehet ai, duke shtuar se aleanca gjithashtu duhet të rrisë bashkëpunimin ushtarak dhe të mbrojtjes me Ukrainën.
“Ne kemi besim se nëse bashkojmë përpjekjet, nëse veprojmë në një mënyrë të koordinuar, do të jemi në gjendje ta pengojmë presidentin Putin dhe ta demotivojmë atë nga zgjedhja e skenarit më të keq, që është një operacion ushtarak”, deklaroi Kuleba.
Ministri i Jashtëm danez Jeppe Kofod u tha gazetarëve pas mbërritjes në seancën e NATO-s se çdo operacion ushtarak që do të shkelte sovranitetin e Ukrainës do të përballej me “pasoja të rënda” dhe se Danimarka ishte e gatshme të angazhohej me sanksione “të rënda”.
Komentet e tij u bënë jehonë atyre të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, të cilët të martën lëshuan paralajmërime të rrepta për Rusinë se do të paguante një çmim të lartë për çdo agresion të ri ushtarak kundër Ukrainës.
“Çdo agresion i ardhshëm rus kundër Ukrainës do të kishte një çmim të lartë dhe do të kishte pasoja të rënda politike dhe ekonomike për Rusinë”, u tha gazetarëve sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg pas ditës së parë të bisedimeve midis 30 aleatëve në Riga.
Kremlini aneksoi gadishullin e Krimesë të Detit të Zi nga Ukraina në vitin 2014 dhe më pas mbështeti rebelët që luftonin kundër trupave qeveritare në lindje të vendit. Konflikti ka vrarë mbi 13 mijë njerëz.
Kuleba paralajmëroi gjithashtu kundër një njohjeje të Krimesë nga Bjellorusia, një aleat i ngushtë i Rusisë, pasi udhëheqësi bjellorus Alexandar Lukashenko tha se Gadishulli i Krimesë ishte ligjërisht territor rus, raportoi agjencia e lajmeve RIA, në një ndryshim të qëndrimit të tij publik.
“Njohja e mundshme e Krimesë së pushtuar nga Bjellorusia do të jetë një pikë pa kthim në marrëdhëniet tona dypalëshe dhe ne do të veprojmë përkatësisht. Sepse për ne, Krimea nuk është një fushë për kompromise”, ka përfunduar Kuleba. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHamasi ia dorëzon Izraelit katër ushtare femra të kapura peng, publikohen pamjet kur ato shoqërohen nga militantët e armatosur
Ngrihen pothuajse të gjitha programet e ndihmës amerikane në mbarë botën pas urdhrit të Trumpit
Meksika refuzon fluturimin ushtarak amerikan për deportimin e emigrantëve
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Trump i përgjigjet ofertës së Salmanit prej 600 miliardë dollarësh: Duhet t'i rrumbullakojë investimet në një trilion
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova