LAJMI I FUNDIT:

Uk Lushi: Dënime drakonike për hajnat e statutit të veteranit

Uk Lushi: Dënime drakonike për hajnat e statutit të veteranit

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Uk Lushi, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se nuk ka mundësi që kanë qenë 46 mijë ushtarë në betejë të UÇK-së.

“Nuk ka mundësi që kemi qenë 46 230 ushtarë beteje në UÇK. Kërkoj nga Qeveria dhe Kuvendi i Republikës së Kosovës që të propozojnë dhe miratojnë “Ligjin e Nderit Ushtarak” siç e ka Amerika “The Stolen Valor Act”, sipas të cilit nëse një person vjedh apo mashtron me merita dhe medalje luftarako-ushtarake, atëherë personi dënohet me gjobë dhe/ose me burg. Prokuroria duhet të fillojë hetimin e rasteve mashtruese dhe gjykatat duhet të japin dënimet më drakonike për hajnat e statutit të veteranit/veteranes dhe të njëjtën duhet ta bëjnë me personat zyrtarë që janë përgjegjës për futjen në lista të atyre që nuk ishin luftëtarë beteje në UÇK” (sic.), ka shkruar ai. .