LAJMI I FUNDIT:

Uji në Tetovë është i pijshëm, por jo i sigurt!

Uji në Tetovë është i pijshëm, por jo i sigurt!

Në qytetin e Tetovës janë të shpeshta rastet kur uji nuk është i pijshëm për shkak se i njëjti është i ndotur. Megjithë këto probleme, uji në përgjithësi është i pijshëm dhe i plotëson parametrat që duhet t`i ketë i njëjti për konsumim, shkruan gazeta KOHA. Nga Qendra për shëndet publik në Tetovë, nënvizojnë se uji është i pijshëm, por jo çdo herë i sigurt. Kjo, jo për shkak të cilësisë së ujit në burime, por për shkak të problemeve që shfaqen në rrjetin shpërndarës të ujësjellësit në Tetovë.

Mjeku Ratko Davidovski nga Qendra për shëndet publik në Tetovë, thotë se analizat e ujit në përgjithësi janë të mira për sa i takon qytetit të Tetovës, por problem është se për të pasur analiza cilësore duhet të njëjtat më shpesh të realizohen. Por, problemi kryesor, sipas tij, është se ujë në kontinuitet nuk ka, rrjeti i ujësjellësit është i vjetruar, gjegjësisht është ndërtuar në vitin 1929, ndërsa problem në vete është se gjatë vitit 2016, diku rreth 27 ditë nuk është hedhur klor në ujësjellës. Por, për të parë gjendjen e mirëfilltë të ujit në Tetovë, por edhe në rrethinë nevojiten diku rreth 350 analiza të bëhen brenda vitit.


“Për të pasur analiza kualitative të cilësisë së ujit duhet të bëhen më shumë analiza brenda vitit. Kështu sa për ilustrim, vitin e kaluar kemi marrë 240 mostra të ujit. Kjo është shumë pak. Pra, punojmë në kushte minimale për të pasur një pasqyrë reale të ujit kurse duhet që brenda vitit të bëhen 350 analiza. Për shembull, në Prilep brenda vitit realizohen prej 700 deri në 1000 analiza të ujit. Prandaj në këtë drejtim nevojitet që të ketë më shumë kontrolle dhe normalisht pushtetet lokale t`i kushtojnë rëndësi më shumë kësaj problematike”, tha Davidovski.

Sipas tij, në përgjithësi kur ka ujë në sistemin e ujësjellësit dhe nuk ka havari në atë sistem, atëherë cilësia e ujit është e mirë, me të gjitha parametrat që duhet t’i plotësojë. Në ndërkohë, nga Ndërmarrja Publike Komunale në Tetovë, thonë se sipas një analize të bërë, diku rreth 9 milionë litra ujë që hyjnë në rezervuarin e qytetit, kjo ndërmarrje paguan vetëm 3 milionë litra ujë.

“Diku rreth 6 milionë litër ujë humben në sistemin e rrjetit shpërndarës, e cila është e vjetruar dhe kur ka më shumë sasi të ujit në disa periudha të vitit, atëherë sistemi aktual nuk mund të rezistojë dhe shkakton defekte”, thonë nga NPK-ja e Tetovës.

Në ndërkohë në vendbanimet rurale kryesisht cilësia e ujit nuk është në nivel, pasi që në mungesë të ujit bashkësitë lokale kyçin rrjedhat e lumenjve në sistemin e ujësjellësit që qytetarët mos ngelin pa ujë, por i njëjti nuk është i pijshëm dhe këto probleme ndodhin kryesisht gjatë verës.

“Në vendbanimet rurale apo në fshatra, kemi më shumë probleme, sepse mungon mirëmbajtja e sistemit të ujësjellësit, ndërsa kur ndihet mungesë e ujit, kyçen lumenjtë në ujësjellës që mos ketë mungesë të ujit, por ky ujë nuk mund të përdoret për pije, por vetëm për pastrim dhe nevoja të tjera. Këtë problem e kemi në Tearcë, në Sllatinë, në Pallçisht dhe fshatra tjerë”, nënvizon ai.

Sipas autoriteteve të Qendrës për shëndet publik në Tetovë, problemet me ujin dhe cilësinë në Tetovë janë shkaktuar për shkak të reshjeve të shumta që kanë qenë prezent viteve të kaluara, ndërsa problemet që u shkaktuan me ndotjen e ujit në disa lagje janë raste individuale që nuk kanë të bëjnë me cilësinë e ujit në përgjithësi, pasi që analizat e zgjeruara të ujit që janë kryer në Shkup, kanë treguar se megjithatë uji në qytetin e Tetovës i plotëson kriteret kryesore si në aspektin fizik po ashtu edhe në atë biologjik, kurse mungesa e ujit është problem permanent në këtë qytet që kërkon zgjidhje afatgjate, ndërsa i pashmangshëm është edhe ndërrimi i tërësishëm i rrjetit brenda qytetit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori