Paris Saint-Germaini thuhet t’i ketë siguruar shërbimet e mesfushorit uruguaian, Manuel Ugarte.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, njofton se janë kryer ekzaminimet mjekësore dhe janë nënshkruar dokumentet.


Mesfushori defensiv, i cili deri më tani ka qenë pjesë e Sportingut të Lisbonës, ka nënshkruar për pesë vitet e ardhshme me klubin e ri.

Në bazë të raportimit, njoftimi i zyrtar i klubeve do të ndodhë në muajin korrik.

Chelsea ka qenë skuadra që e ka rivalizuar PSG-në për shërbimet e 22-vjeçarit, por klubi francez ka arritur ta sigurojë nënshkrimin e tij. /Telegrafi/

telegrafi sport app