Një çift që njihen si ndjekës që stuhive dhe me profesion janë meteorologë nga Kansasi, janë shumë të lumtur që kanë arritur të fejohen para një tornadoje.

Tom Bedard, 29-vjeç dhe Raya Maday, 26, punojnë së bashku ne AccuWeather në Wichita, dhe gjatë vikendit udhëtuan plotë gjashtë orë me veturë deri në Colorado - me shpresën se do të takohen me një tornado, transmeton Telegrafi.


Për fat të mirë, atyre iu realizua ëndrra dhe kështu Tom u gjunjëzua në ato momente para partneres për t’i propozuar – pavarësisht që pas shpinës së tyre qarkullonte tornadoja.

Tom dhe Raya janë takuar në vitin 2016 në një konferencë të meteorologëve, dhe shpejt u lidhën dhe ishte pikërisht dashuria e madhe për motin që i bashkoi edhe më shumë.

Një vit më vonë, dyshja u punësuan nga AccuWeather në Wichita, ku punojnë si “paralajmërues” për kompanitë transportuese duke i paralajmëruar për kushtet e motit. /Telegrafi/

2 52

3 31

4 24

5 19

6 13

7 16

8 11

9 9