Për 13 muajt e fundit, Petrina Thong (29) ka bërë rrugën e saj nga Suedia në Malajzi, me vetëm 200 dollarë në xhep. Ajo u nis nga Stockholmi, në qershor të vitit 2015, për të parë se sa larg do të mund të shkonte.
Siç rrëfen ajo, përcjell Telegrafi, ajo përfundoi në vendlindjen e saj në Kuala Lumpur, pas një viti, në korrik të vitit 2016, pasi kishte vizituar 22 shtete.
“Kur u nisa për në Stokholm të vitit të kaluar, shkova me qëllimin për të përjetuar autostop-in, thjesht sepse nuk mund të imagjinoja se mund ta bëja atë”, ka rrëfyer ajo.
Pasi kishte harxhuar edhe ato 200 dollarë, Thong kishte vendosur që të provonte një sfidë të re: të udhëtojë pa të holla dhe pa plane.
“Unë do të qëndroja në rrugë, të çoja gishtin. Kudo që të shkonte makina, do të shkoja edhe unë. Pasi të arrija atje, vendosja se ku do të flija dhe çfarë do të haja. Për ushqim, do të kërkoja edhe fruta të mbetura nëpër tregje – deri tek kazanët e plehrave. Kur vinte mbrëmja, gjeja vende nëpër kampe ose ftohesha nga banorët”.
Thong thotë se edhe pse shumë njerëz janë të frikësuar nga autostopi, sidomos kur bëhet fjalë për femrat, çfarë ajo kishte takuar ishte e mahnitshme – njerëz shumë të mirë që ishin në gjendje për të ndihmuar atë.
Gjithsesi ajo kishte edhe momente të frikshme, përcjell Telegrafi. Asaj iu desh të kalonte kufirin nga Irani në Pakistan, përmes Balochistan, gjë që mund të jetë shumë e rrezikshme.
“Për shkak të rasteve të udhëtarëve të rrëmbyer, nuk mu lejua të udhëtojë vetëm”, shpjegon Thong.
“Nga kufiri iranian, jam futur në një kamion të policisë, e përcjellë nga dy persona të armatosur në një biçikletë”.
Rruga e Petrinas ishte nga Suedia në të gjithë Evropën, Danimarkë, Gjermani, Poloni, dhe pastaj të gjithë në vendet baltike. Ajo pastaj udhëtoi nëpër Shqipëri, Kosovë dhe nga Bullgaria në Turqi.
Nga Turqia, ajo shkoi në Iran, Pakistan, Indi, Tajlandë, dhe pastaj në fund në shtëpi në Malajzi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump e quajti Zelenskyn diktator, reagon Scholz: Deklaratë e rrezikshme

Prokuroria kërkon pesë vjet burg për Dodikun

Zelensky: SHBA-të e ndihmuan Putinin të dilte nga vite të tëra izolimi

Trump e quan Zelenskyn një diktator

Mbështetja për Zelenskyn në Ukrainë, një studim i ri tregon të dhëna krejt të ndryshme nga pretendimi i Trump

SHBA dhe Rusia bien dakord për katër parime pas bisedimeve për Ukrainën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Më të votuarit e LDK-së nga 60 për qind të votave të numëruara

Prokuroria Speciale kërkesë gjykatës për të urdhëruar Kurtin të paraqitet për të dëshmuar në prokurori

Trump pretendon se Ukraina e filloi luftën me Rusinë

"Kush është ky", momenti kur Gjesti ngatërron Jezusin me figurën e Çerçiz Topullit në spektaklin e BBVA

Kjo është lista e përditësuar me votat e kandidatëve për deputetë të PDK-së

Kryeziu: Konsullata e Kosovës në Shtutgart bëri skandal pasi organizoi përvjetorin e pavarësisë në qendrën islame