“Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ dhe gjaku si ka qëndruar/ udhëtari nga të vejë/ mal këtej e mal andej”. Vargjet e poetit të madh, për terrenin e Labërisë. Lebërit që takoi gjatë rrugës këndonin këngë dhe thurnin legjenda
Nga: Gëzim Llojdia
“Çajupi kur kthehej nga Misiri e nxorën gjemitë në bregdet. U fut në va. Ujërat që shushuritnin. Si në të gjithë botën. Burojnë në lindje. Derdhen në perëndim. Ai lumi që gjarpëronte ishte Shushica. E mbushin dhjetëra përrenjtë. Përroi i thatë, ujëmbledhësi Bogonicës. Përrenjtë e Pajameut dhe Zelishtës. I qepi sytë Shkagës. Gurë. 600 m lartësi. Shqopë, koçimare, frashër dhe përrallë. Buronjat ishin poshtë. I shkrepi në mëndje; këtu ku kaloj unë ka shkuar edhe Gjon Leka. Shkreptima që i përshkroi krejt hapësirën trunore. Mbledhur lëngu qelqor. Poezi më vete. U fut në grykën e Shurrit. Zallishtet ,tingëlloni si qelqe. Gurrë thirrej asaj ane stërrall. Shtrati i tharë deri në rrënjë. Kroi i Kasëmit më sipër. Pyjet me bredh. Lis,qiparis, panjë, ilqe. Hija në mes të ditës. Magjia e natës. Perëndit, për Andon Zakon flinin atje. Ndërsa lebërit që poqi udhës këndonin këngë dhe thurnin legjenda. Legjenda e parë. Atje ku prisnin kuajt. Fliste për Gjon Lekën. Zogjtë ikin pyjeve me vërtik. Flutura gjithandej. Çfarë yje germash gjenden në telajo të krahëfluturave ? C’nokturn! Hieroglifë, simbole të lindjes. Fluturat ku rrojnë? Pothuajse gjithkund. Te lugu i murrmë. Kam ndjerë shpirtra,që notojnë në erë.Flasin gojët:ato janë shpirtra. Shpirtra,që presin në vendroje. Te këmbët e urës me diell.Shpirtra,që mërijnë. Dielli në Shurr pjek bukën në zall”.
Andon Zakoja shkroi si fillim këto mbresa. Poezia e Andon Zakos është përjetim ndjenjash. Ndenja që burojnë për Labërinë. Është mallëngjyes edhe me kuptim ky vargëzim: “O Labëri sa të dua/ Pyjet e kodrat e tua/ Ato gryka,ato male”.
Si do të përktheja këtë vargëzim të Andon Zakos: Vargmali: një krahëqafosje. Përbërës: Balta, bimësi, humusi, shkëmbinj, magma. Ku dhe zogu shkon ngadalë.
Shikoni, çfarë thotë Andon Zakoja, ai ngrin edhe pozicionet në hapësirë të zogjve të qiellit kur thotë: “Ku dhe zogu shkon ngadalë…/ Shkëmbinj dhe shpella si thikë/ Që ti shikosh i ke frik”!
Ah, Andon Zakoja! Qëkur shkove në Zarrel, pe ujërat që rridhnin. Shpella të shumta. Hyrje mbuluar nga ferishtet. Malet ruajnë hijen e tyre. Frika e mugëtirës është e rëndë. Mistere. Enigma të fshira. Kokëçveshur male, vargmale fustanellash. Lugje midis, për të thyer rutinën. Fytyrë bulçizbuluar, e dëborë mbuluar. Ishte verë kur kthehej Andon Zakoja apo vjeshtë sepse dimrit, Shurri nuk shkohet. Duhet va për të shkuar deri në Lëpushë. Mirëpo, vahet gjithmonë i ka shkatërruar ujërat, që mbledh gryka e Shurre. Ajo grykë fle verës. Dimrit i gërryejnë shirat.
Kur kam qenë nxënës në shkollën e Kuçit, gjeta një historik të fshatit të Kuçit që fliste për Gjon Lekën. Historiku ishte i shtypur në ndonjë shtypshkronjë të viteve 1970 dhe përbëhej nga shumë fletë formati A4. Gjumi dumicë aty mu shprish. Historiku përmbante të dhëna për Kuçin dhe kuçjotët. Ky historik iu ishte dhënë banorëve të fshatit Kuç, dhe shumica e ruajtën atë dokument, deri pas viteve 1990.
Udha-vërshimi i historikut ishte i ndërtuar me fakte që përbëjnë interes. Aty përshkruhej edhe poezia e Andon Zakos. Kjo poezi fillonte pikërisht tek ky varg: “Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ dhe gjaku si ka qëndruar/ udhëtari nga të vejë/ mal këtej e mal andej/ në mes një lumë i harbuar/ vërtitet duke gulçuar/ në këtë grykë të shkretë/ U vranë dymijë vetë/ po Gjon Lekën nuk e dinë/çi pret në grykë të vijnë/ O burra shqiptarë/ Thirri Gjon Leka me pallë/ turku kërkon të na marrë/ po këtu tu bëjmë varrë/kur dëgjuan këto fjalë/ Nuk mbeti lab pa dalë/ treqind lebër qimeverdhë/ te grykë e Kuçit u derdhë.., Këtë varg , e shpura disa herë në gazetë. Kjo ishte njohja ime me Gjonlekën. Kur shkoje në Kuç, sapo lija pas Kallaratin dhe posta e Kuçit shkonte nën një shkëmb tek rezervat e Kallarate, në kujtesë sillej ai vargëzim i Andon Zakos: … Grykë e Kuçit kush ka shkuar/ Një grykë që frigonte dhe vetë trimat/ Çajupi, kur krijoi këtë poemë, për Kuçin dhe Labërinë pati dy inspirime”.
Të udhëtosh në drejtimin Kuç–Gusmar rreth 15 kilometra apo Gjirokastër është një udhë nëpërmjet luginës së bardhë. Nëpër shurr të Kuçe. Lugina e zallit. Zejet e bardhë dhe krejt traseja e kësaj udhe është shtrati i tharë i lumit në verë. Dhe i mbuluar nga ujërat e rrëmbyeshëm në dimër. E gjithë kjo grykë ngryste, gdhihet nga bardhësia e gurëve. E gjithë kjo grykë në verë kapërcehet lehtë. Duke u hedhur në disa vahe. Në këtë stinë, dëgjohet vetëm zhurma e zejeve nën këmbët e tua. Një krua me emrin kroi i Kasëmit, diku në mes të udhës që shkon për në qafë të Gomares apo të ngjitesh të përpjetën e Gusmarit për të dalë tek liqeni. Çajupi ka ardhur nga udha e sipërme. Kur është futur në këtë gryke, befasi merr udhët vet. Historia e trimit Gjolekë është e lidhur me kryengritjen anti-osmane të viteve 1847. Duhet të kemi në epiqendër të vëmendjes edhe krishterimin si zonë ku përfshihej edhe Kuçi. Gjurmët e kalasë i gjen përmbi disa tarraca.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Historia e gjakmarrjes së madhe në Tokën e Shenjtë, shqiptari që tentoi të ndalte Rothschildët dhe sulltani që lejoi krijimin e Izraelit

Ryshfet dhe mashtrim: Shpëtimi i 1,200 hebrenjve nga Oskar Schindler gjatë Luftës së Dytë Botërore

Historia e jashtëzakonshme e Orkestrës së Grave të Aushvicit

Ç’është socializmi?

“Në dekë të shoqit tim” - një poezi rrethane

E kaltra e rrallë e shpikur nga Qytetërimi Maja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët