LAJMI I FUNDIT:

​Udhëtarja në Aeroportin e Prishtinës kapet me 11 kg stoli argjendi

​Udhëtarja në Aeroportin e Prishtinës kapet me 11 kg stoli argjendi

Në pikë kalimin kufitar të Aeroporti oficerët doganor kanë parandaluar futjen e 11 kilogramëve stoli të argjendtit.

Njësitet anti-kontrabandë kanë ushtruar kontrolle tek udhëtarët të cilët udhëtonin nga Turqia përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ku rreth orës 23:30 është selektuar një udhëtare e dyshuar për kontrolle në detaje.


Pasi që pala ka hyr në kanalin e gjelbër është selektuar për skanim të valixhes dhe kontrolle, në njërën nga valixhet e saj përmes skanerit është vërejtur se ka mallra të cilat nuk janë deklaruar në doganë dhe pas verifikimit është konstatuar se ka stoli argjendi të padeklaruara.

“Gjithsej stoli argjendi 11.2 kg (unaza, vath, qafore, hallka dore, zinxhirë dore dhe qafe, etj). Të gjitha mallrat janë konfiskuar ndaj udhëtares ka filluar procedura e rregullt kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

“Dogana e Kosovës synon që në bashkëpunim me qytetarët të mbrojë interesin e shtetit, duke u pamundësuar kriminelëve që të përfitojnë nga taksat e qytetarëve. Andaj, mirëpresim bashkëpunimin me qytetarët e Republikës së Kosovës dhe mënyra më e sigurte është që të na kontaktoni përmes telefonit 0800 500 95, Facebook Dogana e Kosovës ose e-mail: info@dogana- ks.org. Me bashkëpunim efikas secili bëhet pjesë e luftës ndaj krimit. Duke mbrojtur të hyrat ne i krijojmë më shumë mundësi zhvillimit të vendit”, thuhet më tej. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

O'Brien pas takimit me Vuçiqin: Shpresoj që komuniteti ndërkombëtar do të bëjë gjithçka që Kosova të themelojë Asociacionin

Politikë
Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Cilat ishin gjetjet e Themelores nga mbrojtja e të akuzuarve në rastin e “53-milionëshit”?

Drejtësi
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Ndryshimi i motit, IHMK njofton për shi dhe borë

Lajme
Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Votimi në veri, KQZ: 1,461 votues më shumë se në zgjedhjet e mbajtura më 23 prill 2023

Lajme
Kalo në kategori