Drejtori Ekzekutivë i Shërbimeve të Korporatës Energjetike të Kosovës, (KEK), Edmond Nulleshi me bashkëpunëtorë, ka pritur në një vizitë Robert J. Denson, President i DMACC (rrjeti i kolegjeve profesionale) nga shteti IOWA-s të Shteteve të Bashkuara si dhe zëvendës presidentin Scott J. Ocken. Përndryshe, DMACC konsiderohet si një nga institucionet më të mira arsimore profesionale në IOWA – SHBA – dhe një nga institucionet që ka pas rritjet më të shpejte dhe sipas Javës së Kolegjit të Komunitetit.
Qëllimi i kësaj vizite ka qenë për t’u njohur me për se afërmi me mundësitë që ofron KEK-u me Qendrën Trajnimeve profesionale për përgatitjen e të rinjve për tregun e punës. Si dhe mundësinë e bashkëpunimit e dy institucioneve arsimore në të ardhmen.
Nulleshi, fillimisht e ka falënderuar Denson dhe Ocken për gatishmërinë që kanë treguar për ta vizituar KEK-un, respektivisht, Qendrën e Trajnimeve e po ashtu ka shpjeguar edhe për historikun e saj.
“Objekti i Qendrës së Trajnimeve ka një sipërfaqe të brendshme prej 1572 m2. Është e pajisur me Laborator, salla të trajnimeve, punëtori dhe me të gjitha pajisjet e nevojshme. Trajner profesional për mbajtje të trajnimeve për pjesën teorike dhe pjesën praktike dhe të cilët janë të certifikuar me standarde ndërkombëtare. Për më tepër, të gjitha programet janë të certifikuara me standarde ISO”, ka thënë Nulleshi.
Me pas stafi i Qendrës Trajnuese ka prezantuar të gjitha programet me të cilat është e certifikuar kjo qendër.
Nga ana tjetër, Presidenti Denson është ndarë shumë i kënaqur me pritjen dhe prezantimin e kapaciteteve që ka kjo Qendër si dhe me prezantimin nga menaxhmenti dhe trajnuesit profesional të KEK-ut. “Vizita ne Qendrën Trajnuese të KEK-ut ka qenë shumë interesante dhe nga më impresionueset që kemi pasur në Kosovë. Ky është një institucion shumë i rëndësishëm edhe një mundësi e mirë për kandidatët e interesuar që të ndjekin trajnimet dhe të përfitojnë nga kjo mundësi në mënyrë që të pajisën me njohuri për këto drejtime specifike. Është shumë e rëndësishme që kandidatët pajisen edhe me certifikata të njohura ndërkombëtare dhe shpresojmë që në të ardhmen të kemi bashkëpunim mes dy institucioneve arsimore”, ka potencuar ndër të tjera Denson /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Hapni dyert e mundësive: Ftohen bizneset kosovare të marrin pjesë në eventin me eksportuesit turq të sektorit hekur-çelik

Panelet solare, një investim i sigurt për të ardhmen e energjisë së pastër dhe ambient të gjelbër

Hakimi më i madh në histori - vidhen 1.5 miliard euro kripto

Qytetarët thonë se ndihen të mashtruar nga 'marketet' për mosvendosjen e ekraneve nga ana e konsumatorëve

Investimi i ëndrrave tuaja - Jetesa luksoze në Holiday In 2

POLI, sallama që dallohet prej tjerave – nga mishi i pastër i pulës, me më pak ruajtës

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë