UBT shpall konkursin e rregullt publik për pranimin dhe regjistrimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2024/2025, në të gjitha programet e studimit të akredituara nga Agjencia e Akreditimit e Kosovës dhe të licencuara nga MAShTI.

Të drejtën e konkurrimit dhe të regjistrimit në studimet themelore (Bachelor) e kanë të gjithë kandidatët të cilët e kanë përfunduar shkollimin e mesëm të lartë dhe të cilët e kanë përfunduar me sukses testin kombëtar të maturës.


Programet e studimit në UBT, në nivelin Bachelor i gjeni në këtë link: PROGRAMET BACHELOR

Për regjistrimin në studimet Master kërkohet që kandidati të ketë përfunduar studimet Bachelor.

Programet e studimit në UBT, në nivelin Master i gjeni në këtë link: PROGRAMET MASTER Qendrat e regjistrimit të UBT-së në Kosovë:

- Prishtinë

- Lipjan

- Prizren

- Pejë

- Ferizaj

- Gjilan

Mobilitetet/bursat ndërkombëtare:

- Erasmus+

- CEEPUS

- PoSIG, etj

Gjuha e studimeve:

- Gjuhë shqipe

- Gjuhë angleze

- Mundësia e studimit në gjuhë të tjera.

Për sukses të garantuar, UBT ofron për studentët:

- Orientim dhe praktika profesionale, kurse, vizita studimore dhe certifikime

- Sistem online dhe qasje në kompjuterë

- Licenca falas për softuerë

- Praktikë në kompani vendore dhe ndërkombëtare

- Librari me mbi 200 mijë tituj dhe qasje në libraritë elektronike botërore

- Praktikë dhe eksperimente në laboratorë bashkëkohorë

- Trajnime: CISCO, Microsoft, AutoCad, IPMA, etj

- Certifikime për kontabilistë në bashkëpunim me SCAAK

- Integrim të Inteligjencës Artificiale – VR/AR

Studentët të cilët aplikojnë në studime themelore, i bashkëngjisin aplikacionit:

- Certifikatën e maturës shtetërore – origjinale ose kopje të noterizuar (Për shtetasit jashtë Kosovës nuk nevojitet)

- Diplomën e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar

- Dëftesat e shkollës së mesme – origjinale ose kopje të noterizuar

- Ekstrakti i lindjes

Për më shumë informacione rreth programeve të studimit dhe mundësive që ofron UBT, ndiqni linkun ubt-uni.net, ose ndiqni edhe në rrjetet sociale:

FacebookInstagramTwitterLinkedIn dhe TikTok!