Shefi i diplomacisë amerikane, Rex Tillerson i shprehu me këmbëngulje homologut kinez, Yang Jiechi nevojën për të arritur në një marrëdhënie ekonomike të drejtë dhe të ekuilibruar.
“Dy krerët rikonfirmuan gjithashtu angazhimin e presidentëve, Donald Trump dhe Xi Jinping në mbështetje të mbajtjes së presionit kundër programeve bërthamore dhe balistike të paligjshme të Koresë së Veriut”, njoftoi zëdhënësja e departamentit amerikan të Shtetit, Heather Nauert për shtypin.
“Ne shpresojmë që Kina do të bëjë më shumë sepse ne e dimë që ajo mund të bëjë më shumë”, shtoi ajo.
Pyetur për zhvillimin e diskutimeve me Yang Jiechi, këshilltar i Shtetit dhe drejtues i vërtetë i diplomacisë kineze, ajo theksoi se SHBA-ja preferonte t’i mbante private bisedat me disa vende, përfshirë dhe Kinën.
Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve Hsinhua, Yang ka mbajtur qendrimin zyrtar të Pekinit duke kujtuar se çështja koreane duhet zgjidhur nëpërmjet dialogut dhe negociatave.
Kina mbron idenë për një ndërprerje të njëkohshme të testeve bërthamore nga Pheniani dhe manovrave ushtarake amerikano-koreano-jugore, gjë që është refuzuar nga Uashiongtoni.
“Në bisedën e tij me Rex Tillerson, Yang Jiechi kërkoi përveç të tjerave riforcimin e koordinimit të dy fuqive me çështjet ndërkombëtare të rëndësishme”, shtoi media shtetërore kineze, pa dhënë shumë detaje.
“Ne kemi një marrëdhënie konstruktive me Kinën, ne kemi një shkëmbim të ideve dhe informacioneve”, theksoi Nauert duke kujtuar se Donald Trump kishte shprehur shumë qartë shqetësimet përsa i përket tregtisë dhe deficitit tregtar të SHBA-së me gjigantin aziatik.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Trump ndryshon qëndrim: Askush nuk do t’i dëbojë palestinezët nga Gaza

Çfarë dihet rreth planit të Trumpit për armëpushimin në Ukrainë?

Trump: Nuk i frikësohemi tarifave të BE-së, mjaft na kanë keqtrajtuar

Kjo do të ndryshojë botën - australiani bëhet njeriu i parë që largohet nga spitali me zemër artificiale

Departamenti i Arsimit drejt shuarjes - Administrata Trump largon nga puna gati gjysmën e punëtorëve

Kush ka nevojë për armëpushim, Ukraina apo Rusia - flet ish-ushtaraku britanik

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker