U zgjodh Miss Italia, ish i dashuri e djeg me acid (Foto)

Ajo është një nga vajzat më të bukura të Italisë. U zgjodh Miss Italia në vitin 2007 dhe më pas jeta e Gessica Notaro vazhdoi vrullshëm në fushën e medias.
Ndërkohë jeta private duket se ishte e mbushur me dashuri, derisa më pas do të vinte dhe ndarja nga ish i dashuri i saj, Jorge Edson Tavares. Nuk ishte një ndarje e lehtë për të bukurën e Italisë, pasi Jorge e ka përndjekur që prej kohës kur ajo vendosi të ndahej prej tij.
Kjo nuk është e gjitha. Së fundi ai i kërkoi Gessica të riktheheshin në marrëdhënien e tyre të lënë në mes, por ajo e ka kundërshtuar.
Kështu ai e ka sulmuar me acid në fytyre dhe mjekët raportojnë se ajo rrezikon të humbasë shikimin. Menjëherë pas ngjarjes, Jorge, është arrestuar dhe do të gjykohet nga organet kopetente në Itali edhe pse ai e ka mohuar sulmin. /VizionPlus/Telegrafi/



































































