LAJMI I FUNDIT:

U tha se është pezulluar greva në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë, por Prokuroria e Prishtinës vazhdon grevën

U tha se është pezulluar greva në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë, por Prokuroria e Prishtinës vazhdon grevën

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), dje përmes një njoftimi për media bëri të ditur se është pezulluar greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se pas takimit të mbajtur sot së bashku me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që greva të pezullohet në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit”, thuhej në njoftimin e KGjK-së.

Por pavarësisht këtij njoftimi, Prokuroria Themelore e Prishtinës vazhdon të mbetet në grevë.


Telegrafi ka mësuar nga burime brenda kësaj prokurorie se greva e punëtorëve të administratës është duke vazhduar dhe se e njëjta nuk është pezulluar.

Pezullohet greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit
Lexo po ashtu Pezullohet greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit

Për dallim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, grevën e kanë pezulluar të gjitha prokuroritë e tjera.

Telegrafi ka kontaktuar me zyrën për media në Prokurorinë Themelore të Gjakovës, Prizrenit, Mitrovicës, Ferizajt, dhe të njëjtit kanë konfirmuar se i janë kthyer punës.

Prej datës 1 mars punëtorët e Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë në grevë duke kërkuar realizimin e kërkesave të tyre.

Kërkesat punëtorëve grevistë janë: Aprovimin e Ligjit për punëtorët e administratave të gjykatave dhe prokurorive, përafrimin e pagave të punëtorëve të administratës në raport me pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, pagesa lineare nga 150 euro për çdo punëtor, shujta ditore prej 3 euro si dhe pagesa e udhëtimit prej 3 euro. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Çfarë na bën ajri i ndotur?

Çfarë na bën ajri i ndotur?

Lajme
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë

Lajme
Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Prishtina nis vitin 2025 me ajër të ndotur, një nga qytetet më të ndotura në botë

Lajme

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Kalo në kategori