Mats Hummels është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën mes Borussia Dortmundit dhe Ajaxit.

Mbrojtësi gjerman qëndroi në fushë vetëm për 29 minuta, kur u ndëshkua direkt me karton të kuq.


Ai bëri një ndërhyrje nga mbrapa në sulmuesin brazilian Anthony, por që ky i fundit e shkeli në këmbë.

Hummels nuk e kishte mendjen te kartoni i kuq, por gjyqtari anglez Marc Olivier vendosi ta përjashtonte nga loja.

Kjo ka tërbuar të gjithë, teksa kartoni i gjermanit është bërë viral në rrjetet sociale se si mund të ndëshkohet kur nuk i preku fare këmbët e Anthonyt.

27432336 mats hummels im gespraech mit dem schiedsrichter 25Wed3zRRBe9

Ndërhyrja e tij ishte në top, por kështu nuk mendoi Marc Olivier i cili vendosi ta përjashtonte.

Anëtari i Borussia Dortmund ka folur pas ndeshjes, duke thënë se nuk e ka idenë se si mund të jetë karton i kuq ajo ndërhyrje.

"Kam parë pamjet e kartonit të kuq pasi jam ndëshkuar. Nuk e kam idenë se si mund të jetë ai i kuq. Nuk e kam idenë se si një gjyqtar në nivelin e Ligës së Kampionëve vendos të jap një karton të kuq për këtë ndërhyrje", deklaroi Hummels. /Telegrafi/

telegrafi sport app