U raportua se e ardhmja e Ronaldos te Juventusi është në dyshime, Fabio Paratici sqaron të ardhmen e portugezit

Fabio Paratici më në fund ka vendosur të flas hapur rreth të ardhmes së Cristiano Ronaldos te Juventusi.
Ylli portugez u kritikua shumë pas eliminimit të Zonjës së Vjetër nga Porto në 1/8 e finales.
Lojtari 36-vjeçar ishte shmangur në murin e gjallë, duke bërë që Porto të shënonte golin e kualifikimit.
Por, drejtori sportiv i kampionit nga Serie A ka thënë se pesë herë fituesit i Topit të Artë do të qëndrojë edhe më tej në Torino.
“Ne kemi vendosur të mbajmë Cristiano Ronaldon. Ai është lojtari më i mirë në botë dhe do të qëndrojë me ne”, ka bërë të ditur Paratici për Sky Sport.

Nga
Telegrafi
21/03/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






















































