Ditën e sotme, Prokuroria e Posaçme SPAK në njoftimin e tij për goditjen e organizatës kriminale të drejtuar nga Suel Çela me bazë në Elbasan, ka zbuluar detaje lidhur me një ngjarje të ndodhur në qershor 2020, ku mbeti i plagosur Ardian Çapja, një drejtues i një grupi tjetër kriminal.
Tentativa për vrasjen e Ardian Çapjas u bë me snajper në datën 08.06.2020 në qytetin e Elbasanit dhe u porosit nga Suel Çela.
Suel Çela është një drejtues i një organizate të madhe të trafikimit të kokainës nga Amerika Latine në Europë, ndaj të cilës SPAK firmosi 19 urdhër arreste dhe dy masa ‘detyrim paraqitje’.
55-vjeçari u qëllua nga mali i Krastës. Çapja sapo kishte dalë nga banesa në afërsi të hotelit në pronësi të tij, ndërsa plumbi e kapi në shpatull. Nga goditja ai u rrezua dhe pësoi dëmtime të tjera në koke.
Atentati i ndodhur në orën 9 të mëngjesit të së hënës alarmoi të gjithë zonën e cila kontrollohet nga fisi Çapja. Një pjesë e tyre bllokuan rrugën kryesore në dalje të Krastës ndërsa aty mësohet se me shpejtësi kaloi dhe mjeti i atentatorëve. Ndonëse iu vunë pas, atentatorët mundën të largoheshin dhe me ndihmën e personave të tjerë të cilët dyshohet se kanë qëlluar në afërsi të lagjes së re.
Ardian Çapja u dërgua fillimisht në spitalin e Elbasanit por më pas u transportua në Tiranë te “Trauma”.
Sipas Policisë, Çapja është i dyshuar për një sërë vrasjesh me pagesë, por dhe i ka shpëtuar disa atentateve në qytetin e Elbasanit, i fundit me tritol poshtë automjetit. Makina e atentatorëve u gjet në zonën e Fushë Mbretit, duke u djegur ndërsa gjatë shuarjes së flakëve një zjarrfikës mbeti i plagosur pasi shpërthyen plumbat të cilat ndodheshin në makinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

Seanca konstituive - nuk kalon raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve

Nuk u konfirmuan mandatet - dështon konstituimi i Kuvendit

Ramush Haradinaj injoron Fatmir Limajn në Kuvend

Nuk kalon raporti për verifikimin e mandatave të deputetëve

PDK, LDK dhe AAK kundërshtojnë raportin për verifikimin e mandateve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë