Kyle Frederick Snyder, një mundës 29-vjeçar amerikan, u arrestua të premten për përfshirje në një rrjet prostitucioni.

Medalisti i artë olimpik u arrestua në shtetin e Ohajos si pjesë e një bastisjeje të madhe policore. Sipas mediave amerikane, policia lokale publikoi në gazetë kontakte të rreme të shoqërueseve dhe organizoi takime me të gjithë ata që ishin të interesuar.


Snyder është një nga 16 burrat që ranë në kurthin e tyre. Ai iu përgjigj njërës prej reklamave dhe caktoi një takim në një hotel, duke paguar me para në dorë, duke kërkuar seks oral. Ai u arrestua menjëherë dhe pas fundjavës u lirua për t’u mbrojtur në liri. Ai duhet të dalë në gjykatë më 19 maj.

Ndërkohë, është publikuar një video nga arrestimi. Kamera e oficerit kapi hyrjen në dhomën e hotelit, ku Snyder ishte me pantallonat ulur, gjë që është censuruar në video, të cilën mund ta shikoni më lartë. Snyder qëndroi i qetë dhe u identifikua para policisë, e cila e prangosi dhe e nxori jashtë dhomës.

Snyder fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike të Parisit vitin e kaluar dhe medaljen e argjendtë në Tokio në vitin 2021.

Ai gjithashtu fitoi shtatë medalje në kampionate botërore, dhe me Universitetin e Ohajos ai ishte kampion kombëtar tre herë, dhe publiku amerikan e konsideron atë një nga mundësit më të mirë në histori. /Telegrafi/

telegrafi sport app