LAJMI I FUNDIT:

U propozua që lokali “Panda” në Pejë të shpallet muze, pronari i saj kërkon marrëveshje

Ditë më parë, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Pejë, Berat Ganiqi, i ka propozuar Kuvendit komunal dhe kryetarit të komunës Gazmend Muhaxheri, që të merren masa urgjente dhe të gjenden forma që lokali “Panda”, ku më 14 dhjetor të vitit 1998 ishin vrarë gjashtë të rinj serb për çfarë ishin akuzuar dhe burgosur gjashtë të rinj shqiptarë, të shpallet muze. E për këtë propozim pronari i ri i lokalit “Panda”, Mustafë Vejsa, kishte dëgjuar vetëm në media.

Ai në një prononcim për Telegrafin tha se Komuna e Pejës duhet të komunikojë me të, që të merren vesh se si duhet të procedohet më tutje.

Vejsa tha se është i papunë dhe se është duke menduar që ta shfrytëzojë lokalin për të fituar të ardhura ekonomike.


Mustafë Vejsa, pronari i ri i lokalit “Panda” / Foto: Ridvan Slivova

“Ata duhet të vinin e të bisedonin me mu, pasi unë jam këtu pronar që tetë vite. Askush s’ka qenë as mem pyet, tash ata duhet të vijnë të flasin me mua dhe të flasim se si do t’ia arrijmë qëllimit dhe në fund marrëveshja bëhet mes nesh. Jam i papunë kam menduar që ta hap një lokal këtu. Nëse asambleja ma kompensojnë e merremi vesh,  nëse jo atëherë unë e hapi një lokal. Kjo që tetë vite ka qenë e imja e ka qenë në gjendje të mjerueshme. Nëse s’mundemi këtë vit, vitin tjetër e hap lokalin. Këtë pronë po e blej për së dyti, pasi kjo ka qenë më herët pronë e imja”, tha pronari i lokalit “Panda”, Vejsa.

Ndërsa, shefi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Berat Ganiqi tha për Telegrafin se kjo ide erdhi nga vet historiku i trishtë i ngjarjes së 14 dhjetorit të vitit 1998.

Propozohet që lokali ‘Panda’ në Pejë të shpallet muze
Lexo po ashtu Propozohet që lokali ‘Panda’ në Pejë të shpallet muze
“]

Ganiqi kishte propozuar siç tha ai, që lokalin “Panda”, ta emërtonin si “Muze i së vërtetës”.

“Duke u nisur nga vet fakti se kjo ngjarje ka qenë e trilluar nga vet shteti serb, e që ka qenë në gjendje të vras vet të rinjtë e tyre dhe t’ia m’veshin disa qytetarëve të Pejës, ne propozuam që ky objekt të fillojë procedurat nga Komuna e Pejës, të shpronësohet dhe pastaj të shpallet muze ku do të quhet ‘Muze i së vërtetës’”, tha ai.

Berat Ganiqi, shef i asamblistëve të LVV-së në KK të Pejës /Foto: Ridvan Slivova

E arsyen, se pse pikërisht ky emërtim, ai shpjegoi: “Pse ‘Muze i së vërtetës’? Ngase shteti serb në atë kohë është thirrur shumë nga ky krim se kinse e kanë kryer shqiptarët. Janë maltretuar dhe dhjetëra të tjerë për rastin në fjalë, të cilët kanë vuajtur dënimin e tyre në burgjet e Serbisë, por nuk janë dënuar asnjëherë për këtë vepër, por shtetit serb iu është dashur si arsyetim për t’i mbuluar krimet që i kanë kryer në këtë objekt. Andaj kjo është mirë që t’i tregohet secilit vizitor dhe qytetarë të botës që këtu ka ndodhur një krim nga shteti serb, ku ka qenë në gjendje që t’i vras të rinjtë e tyre dhe pastaj t’ia m’vesh shqiptarëve”.

Ganiqi theksoi se edhe vet presidenti serb, Aleksandar Vuciq pati deklaruar se “nuk ka fakte që këtë krim e kanë kryer shqiptarët”.

“Dihet që në këtë ngjarje kanë qenë të akuzuar Vllaznim Përgjegjaj, Agron Kallçaku, Gazmend Bajrami dhe disa të tjerë ku ata janë maltretuar në mënyrë më çnjerëzore, kanë vuajtur dënimin në burgjet në Kosovë dhe pastaj janë transferuar në Serbi. Ndërsa kurrë s’ka pas një lëndë të tillë në prokurorinë e Pejës, është fjala në kohën e luftës kur ka ndodh dhe as pas lufte në prokurorinë e krimeve serbe në Serbi. Po ashtu edhe vet presidenti Aleksandar Vuçiq, i cili në kohën e Sllobadan Millosheviqit ka qenë ministër i propagandës, deklaron që për këtë krim ‘nuk ka fakte që e kanë kryer shqiptarët’, d.m.th. e kanë kryer vet serbët”, potencoi ai.

Andaj, sipas tij, lokali “Panda”, është mirë që të bëhet muze dhe t’i tregohet botës se si është dashur të mbulohen rastet që janë bërë nga vet serbët për t’ia lënë pastaj shqiptarëve.

I pyetur se si është pranuar propozimi nga Kuvendi Komunal, ai tha: “Po thuajse ka pasur një përkrahje nga kryetari i komunës, i cili ka mbetur që ta diskutoj, pasi tani janë dhe hartat që do të diskutohen në kuvend. Gjithashtu është dhe buxheti që do të diskutohet për ta shikuar si mundësi. E gjithë kjo duhet të arrihet dhe në pajtim me pronarin e ri, pa pëlqimin e tij nuk mund të ndodh diçka e tillë”.

Rasti "Panda", ish i burgosuri Kollçaku rrëfen përjetimet mizore në burgjet serbe: Kam nisur t'i vuajë pasojat, edhe pas 23 vjetësh nuk kam mbështetje institucionale
Lexo po ashtu Rasti "Panda", ish i burgosuri Kollçaku rrëfen përjetimet mizore në burgjet serbe: Kam nisur t'i vuajë pasojat, edhe pas 23 vjetësh nuk kam mbështetje institucionale

Ndryshe, Telegrafi ditë më parë ka sjellë edhe një rrëfim nga arrestimet e këtij rasti, i ndodhur 23 vjet më parë, ku nga vrasja e gjashtë të rinjve në atë kohë u akuzuan gjashtë shqiptarë.

Ndër gjashtë të arrestuarit, ishte edhe Agron Kollçaku nga Peja, i cili në atë kohë ishte vetëm 26 vjeç. Ai në një rrëfim për Telegrafin tregoi maltretimet dhe torturat që ushtria dhe policia serbe ia patën bërë gjatë arrestimit dhe mbajtjes së dënimit nëpër burgjet e Kosovës dhe Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

John Ratcliffe, drejtor i ri i CIA-s dhe lidhjet e forta me komunitetin shqiptar në SHBA

Lajme
Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Policia kërkon nga shoferët që nga data 15 nëntor t'i vendosin pajisjet dimërore në veturat e tyre

Lajme
Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Voziti më shumë se dyfishi i shpejtësisë së lejuar, shoferit në Gjilan i merret patentë-shoferi dhe gjobitet me 200 euro

Lajme
Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Ahmeti: Akuzat e Qeverisë ndaj Prokurorisë Speciale janë skandaloze

Lajme
Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Haziri: Në Vetëvendosje janë të pakënaqurit e PDK-së

Politikë
​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

​“Bëjeni Kosovën të madhe sërish”, në Prishtinë vendosen posterë me Trumpin e Grenellin

Lajme
Kalo në kategori