Lois Openda ka kompletuar transferimin këtë verë nga skuadra franceze Lens te ajo gjermane RB Leipzig.

Megjithatë sulmuesi belg në xhiron e parë të Bundesligas është bërë viral për një nga huqjet më të mëdha në elitën e futbollit gjerman.


Ishte minuta e 74-të e ndeshjes, kur Opendas pa pritur i erdhi një top teksa porta ishte bosh dhe u ngatërruar me topin. Por topi nuk iu largua nga këmbët dhe lojtarit i erdhi një tjetër mundësi, por sërish në portën bosh ai goditi vetëm shtyllën.

Kaq ka mjaftuar që ky rast dhe dy huqjet e sulmuesit belg të bëhen viral në rrjetet sociale.

Leverkusen fitoi takimin ndaj Leipzig me rezultat 3-2 dhe nëse Openda do të ishte më i zgjuar në atë moment do t'i siguronte një pikë skuadrës së tij.

Vlen të theksohet se sulmuesi belg realizoi golin e dytë në këtë sfidë, por nga një hero i mundshëm ai u shndërrua në fytyrën tragjike tek tifozët e Leipzig. /Telegrafi/

telegrafi sport app