LAJMI I FUNDIT:

U nis nga Antalia për në Mynih – aterroi në Moskë, pensionistja gjermane futet në aeroplanin e gabuar dhe përfundon në anën tjetër të botës

U nis nga Antalia për në Mynih – aterroi në Moskë, pensionistja gjermane futet në aeroplanin e gabuar dhe përfundon në anën tjetër të botës

Rikthimi në Mynih pas një pushimi 10-ditor në Turqi, u shndërrua në një odise për Monika N (79) nga Bavaria.

Monika zbarkoi në Moskë në vend të Mynihut, dhe kompania ajrore “Pegasus” me të cilën ajo rezervoi biletën konfirmoi se kishte një incident, transmeton Telegrafi.

Më 26 maj, turistja deshi të kthehej nga Antalia në Mynih.


“Papritmas, fluturimi u transferua në një dalje tjetër”, tha pensionistja për mediat lokale në Gjermani.

Më pas ajo shkoi në daljen e re dhe një anëtar i ekuipazhit e la të hynte në aeroplan.

“Destinacioni Mynih shkruante në ekrane”, tha Monika.

Ajo e kuptoi shumë shpejt se diçka nuk shkonte. Ishte e qartë se  ishte në aeroplanin e gabuar, por ajo tashmë ishte në ajër. Pasi zbarkoi në Moskë, u mor nga policia.

“Kishte probleme në komunikim. Askush nuk fliste anglisht”, tha Monika për Bild.

Disa orë më vonë ajo mori një biletë për një fluturim nga Moska, megjithatë, jo për në Mynih, por për në Turqi – në Stamboll.

Atje qëndroi gjatë natës sepse fluturimi i natës për në Mynih nuk ishte i disponueshëm.

“Më duhej të flija në stol”, tha Monika N.

Të nesërmen në mëngjes, ajo udhëtoi në Mynih, pothuajse 30 orë pas nisjes së parë nga Antalia, pavarësisht se ende e paqartë se si ka ndodhur gabimi. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Kjo kompani kërcënoi punëtorët me dëbim nga puna nëse nuk martohen

Interesante
Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Pasagjeri ndjen një prekje në krah, shqetësohet kur e zbulon se nga çfarë i vjen

Interesante
Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Zbulimi i Stephen Hawking dy javë para vdekjes

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Trump zëvendësoi tavolinën e famshme të Zyrës Ovale disa ditë pasi djali i Muskut i fshiu hundët mbi të

Fun
Njihuni me burrin që ka shpikur pajisjen, që përmes ujit e vë në funksion motorin e veturës (Foto/Video)

Njihuni me burrin që ka shpikur pajisjen, që përmes ujit e vë në funksion motorin e veturës (Foto/Video)

"Dy këmbë në të njëjtën kohë", astronauti nxit reagime me mënyrën se si i vesh pantollonat në hapësirë

Fun
Kalo në kategori