LAJMI I FUNDIT:

U ngarkua në Shqipëri, por e zbuloi skaneri, sekuestrohen 300 kg marijuanë brenda cisternës

U ngarkua në Shqipëri, por e zbuloi skaneri, sekuestrohen 300 kg marijuanë brenda cisternës

300 kg marijuanë janë sekuestruar pasditen e sotme në Mal të Zi. Lënda narkotike u sekuestrua në terminalin doganor në Podgoricë.

Droga ishte fshehur në një kamion cisternë që drejtohej nga një shofer nga Bosnja, që kishte hyrë në Mal të Zi nga Shqipëria. Skaneri konfirmoi dyshimet e agjentëve duke zbuluar se brenda cisternës ishte fshehur lënda narkotike. Destiancioni përfundimtar i marijuanës ishte Bosnje Hercegovina.


Droga e zbuluar nga skaneri në terminalin doganor

“Pasdite, një cisternë erdhi nga Shqipëria dhe kolegët e dërguan në terminalin doganor në Podgoricë, për një kontroll më të detajuar.

Pastaj, përmes një skaneri zbuluam se brenda kishte marijuanë. Sipas gjetjeve të para, ka rreth 300 kilogramë marijuanë. Personi dhe droga i janë dorëzuar policisë”, tha zyrtari i doganës së Podgoricës.