Një pjesë e çifteve pas ndarjes përfundojnë të lënduar, por kjo nuk duket se ka ndodhur me rep-artisten Cardi B.

27-vjeçarja thuhet se ka filluar procedurën e divorcit, ndërsa ka treguar se nuk ndihet keq për një veprim të tillë, shkruan Daily Mail.


Në një paraqitje në rrjetin social Instagram, ajo tha: “Dua të ju them faleminderit shumë. Sidoqoftë desha t’iu informojë se nuk kam derdhur asnjë lot”

33370306 8750371 image a 54 1600512640580

Offset, partneri i reperes më parë është aluduar se e kishte tradhtuar, teksa Cardi insistoi që të mos ndahet nga ai.

“Këtë herë nuk kam qarë, e dini pse? Arsyeja e divorcit nuk ka të bëjë me asgjë në të kaluarën. Nuk ka të bëjë me tradhtinë”, shtoi ajo.

33370316 8750371 image m 57 1600512683851

Interpretuesja e hitit “WAP” ndër të tjera kishte shpjeguar se është lodhur nga diskutimet e pafund që bënte me Offset.

Dyshja gjatë vitit 2018 ishin ndarë për herë të parë, ndërsa në “Grammy Award 2019” kishin bërë të ditur ribashkimin.

33228974 8744755 Drama Cardi previously accused Offset of infidelity in 2018 Afte a 62 1600365912571

Ndonëse një ndarje e tillë do të jetë e përhershme, reperja është duke luftuar po ashtu të mbajë kujdestarinë e vajzës, Kulturë, të cilën e ndan me reperin e njohur. /Telegrafi/

33225626 8744755  She wants them both to have custody and to co parent the source a 59 1600365912357