LAJMI I FUNDIT:

A u lind apo jo më 28 nëntor komandanti Adem Jashari? Vazhdon debati në mes Spahiut e Jasharit

A u lind apo jo më 28 nëntor komandanti Adem Jashari? Vazhdon debati në mes Spahiut e Jasharit

Analisti Nexhmedin Spahiu, nxiti debat në opinion rreth ditëlindjes së komandantit legjendar Adem Jashari.

Spahiu deklaroi se Jashari nuk kishte lindur më 28 nëntor, por më 10 tetor.

I menjëhershëm ishte reagimi i Bekim Jasharit, nipit të Ademit, i cili publikoi një dokument nga koha e UNMIK-ut, ku shkruhej ditëlindja e komandantit.

Libri i cili shkruan se Adem Jashari nuk u lind më 28 nëntor
Lexo po ashtu Libri i cili shkruan se Adem Jashari nuk u lind më 28 nëntor

Sipas Spahiut, librat amzë shkruajnë se kryeheroi i Kosovës ka lindur më 10 tetor të vitit 1955.

Ai i ka bërë thirrje Jasharit të sulmojë ata që falsifikuan këtë dokument.

“ I dashur Bekim, ky është një dokument i pasluftës ku çdo njeri në Kosovë, përfshi edhe mua kanë menduar se kryeheroi i Kosovës ka lindur më 28.11.1955. Edhe ofiqari kur e ka lëshuar këtë dokument as që ka kqyrë në librat amzë se ka thanë e di unë përmendsh edhe e ka shkrua ashtu.

Por librat amzë po shkruajnë se kryeheroin Kosovës ka lindur me 10.10.1955. Ky reagim i yti po bjen sikur ti po e mbron axhën tënd nga unë, por atë e mbron vepra e tij heroike dhe ti duhesh ti sulmosh ata që falsifikojnë kot më kot se data lindjes nuk i shton vlerë asnjë njeriu.

Dhe së fundi, unë asnjëherë nuk kam thënë që jam gazetar e as që pretendoj të jem gazetar. Me pa dashtë me u bë ndoshta edhe isha bë, po ti mos bjerë viktimë e atyre që duke dashur të më ofendojnë më quajnë gazetar.”, thotë Spahiu në reagimin e tij. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Një i vrarë dhe një i plagosur me armë zjarri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës, opinioni i Bakoyannis sot në rend dite

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

“Ftojeni Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës”, Knaus publikon dy pika të opinionit të Dora Bakoyannis

Lajme
Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Syla: Kemi bashkëpunim me shtetet e NATO-s për blerjen e armatimit

Siguri
U raportuan tri gropa në

U raportuan tri gropa në "Ndreqe.com", Komuna e Prishtinës intervenon në rregullimin e tyre

Prishtina
Kalo në kategori