LAJMI I FUNDIT:

U largua nga Shqipëria para 27 vitesh, sot kandidate në zgjedhjet në Itali

U largua nga Shqipëria para 27 vitesh, sot kandidate në zgjedhjet në Itali

Zgjedhjet administrative në Itali do të mbahen më 26 maj, në të njëjtën kohë me zgjedhjet evropiane. Votuesit për zgjedhjet administrative do të jenë rreth 17 milionë.

Në listat dhe partitë të ndryshme politike do të ketë disa kandidatë me origjinë shqiptare. Anisa Rama avokatja me origjinë shqiptare kandidon për Forza Italia.

Anisa u largua në vitin 1992 nga Shqipëria në kërkim te një jete më të mirë bashkë me familjen e saj.


Në Itali kreu të gjitha studimet dhe integrimi i saj ishte me i lehtë se çfarë mendonin familjarët e saj ditën që u larguan nga Shqipëria. Ajo nuk ka ndjerë paragjykim në zonën e Pulias, aty u vendosën në vitet e para, shkruan Tch.

Puna e parë ishte gjatë studimeve universitare. Pas përfundimit të studimeve ajo nisi të punojë si avokate. Të gjendet gjithmonë pranë njerëzve është një nga shtysat e saja dhe në përfshirjen në politike.

Ajo kandidon për Forza Italia në Bergamo, ku lista e Forza Italia përbëhet nga 32 kandidatë 14 femra dhe 18 meshkuj.

Vizioni i saj është që politika të përmirësoje cilësinë e jetesës për qytetarët si dhe respektimin dhe zbatimin e ligjeve, sepse respekti ndaj ligjit bën shtetin.

Kontributi i saj në politikë do të jetë edhe në përmirësimin e paketës ligjore për emigrantët shqiptar që jetojnë në Itali.

Nga të dy palët si nga politikbërja dhe nga qytetari duhet bashkëpunim ndaj avokate Anisa Rama ndihet komode, për të njerëzit janë të parët dhe siç citon dhe ajo: Me njerëz të përgatitur bëhen institucionet. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

Lajme
“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Lajme
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Kronika e Zezë
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori