Xheneta Fetahu u eliminua në spektaklin e së hënës nga Big Brother VIP Kosova 3.

Ajo ishte në garë me Drenusha Latifin, pas një avantazhi që pati Gresë Gashi, e që duhej t’i dërgonte dy banorë në televotim.


Konkurrentja që u përzgjodh nga publiku për ta lënë garën përfundimisht ishte Xheneta.

Screenshot 15 16 Foto: Screenshot/YouTube

Megjithatë, fati ishte në dorën e saj dhe ajo u rikthye me biletë.

“Ti kthehesh në shtëpi”, shkruhej në biletë.

Screenshot 14 21 Foto: Screenshot/YouTube

Ajo reagoi menjëherë duke thënë: “Nuk keni parë asgjë, çfarë do të bëjë tani”.

Modelja ishte tejet e lumtur dhe u nis menjëherë drejt shtëpisë, për t’iu bashkuar banorëve të tjerë. /Telegrafi/