LAJMI I FUNDIT:

U la nga burri tre muaj para se të martohej, kjo është mënyra se si “e kompensoi” këtë ajo! (Foto)

U la nga burri tre muaj para se të martohej, kjo është mënyra se si “e kompensoi” këtë ajo! (Foto)

Një vit më parë, blogerja e udhëtimeve Katy Colins ishte gati të martohej. Por kjo nuk ishte e thënë të bëhej.

Ajo ishte lënë nga partneri i saj – por në vend se të “përpëlitej” ose “të zemërohej”, ajo vendosi që të paketojë rrobat dhe të shkojë në një udhëtim solo nëpër Azinë Jug-Lindore, përcjell Telegrafi.

Ajo shkroi në blogun e saj:


Gjithkush mendoi se isha paksa e çmendur, sidomos për faktin se unë kurrë nuk kam udhëtuar diku e vetme. Kisha nevojë për të kaluar pak kohë diku larg, për të gjetur veten.

Vendimi i ish-it tim, edhe pse shkatërrues në atë kohë, ishte një “zgjim” për të cilin kisha nevojë. Unë kisha një punë të mirë, një shtëpi të bukur dhe jetoja një jetë të rehatshme, por më mungonte aventura. Këtë gjë shpresoja se do ta arrija nëse do të shëtisja nëpër botë, e vetme, gjë edhe e cila ia vlejti.

Që nga ajo kohë, historia e saj është publikuar nga shumë media.

Tanimë, Katy ka publikuar një postim blogu, duke shpërndarë lajmin se ajo do të martohet.

Dhe jo vetëm kaq. Ajo do të martohet me gazetarin i cili e publikoi lajmin e rrugëtimit të saj.

Katy dhe John u takuan kur studionin gazetarinë së bashku, por nuk kishin komunikuar për dhjetë vjet, derisa ai shkroi historinë në lidhje me Katyn.

Ajo ka shkruar në blogun e saj:

Ndonjëherë ju nuk e dini se çfarë po kërkoni, derisa ju afrohet “tek hunda juaj”.

Por kjo nuk është e gjitha. Katy tanimë është edhe shtatzënë – dhe thotë se do të vazhdojë të udhëtojë. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Pas përshëndetjes kontroverse të Musk gjatë inaugurimit të Trumpit, kanadezi shet dy Tesla-t e tij dhe anulon blerjen e një Cybertruck

Pas përshëndetjes kontroverse të Musk gjatë inaugurimit të Trumpit, kanadezi shet dy Tesla-t e tij dhe anulon blerjen e një Cybertruck

Interesante
104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

104-vjeçarja feston ditëlindjen duke shkuar në burg

Interesante
Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Indiani 14-vjeçar thyen 6 rekorde botërore brenda një dite

Fun
Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Trump paralajmëron beteja të reja: Radhën e kanë llambat dhe tualetet

Fun
Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Disa u pasuruan shumë herët, e për të tjerët u deshën dekada - mësoni se kur këta 17 miliarderë fituan milionëshin e parë (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Shtetet që shikojnë më së shumti pornografi, nuk janë ato që i keni menduar (Foto)

Kalo në kategori