LAJMI I FUNDIT:

U kualifikuan në Ligën e Kampionëve, Girona synon transferimin e top yllit të Barcelonës

U kualifikuan në Ligën e Kampionëve, Girona synon transferimin e top yllit të Barcelonës

Një ndër befasitë më të këndshme të sezonit që lamë pas në elitën e futbollit spanjoll, ishte ekipi i Gironës. 

Të udhëhequr nga trajneri Michel, Girona bëri për vete të gjithë tifozët për shkak të stilit atraktiv të lojës dhe disa lojtarëve që morën vëmendjen e klubeve të mëdha evropiane. 


Me 81 pikë të grumbulluara, ata siguruan për herë të parë në historinë e klubit kualifikimin në Ligën e Kampionëve. 

Tani ata po synojnë që të përforcojnë ekipin për sezonin e ardhshëm dhe njëri ndër objektivat e tyre kryesor është kapiteni i Barcelonës, Sergi Roberto. 

E ardhmja e Robertos ka mbetur në dyshim pasi bisedimet me Barcelonën për rinovimin e kontratës kanë stagnuar. 

Zbulohen dy ofertat e Bayern Munichut për Araujon
Lexo po ashtu Zbulohen dy ofertat e Bayern Munichut për Araujon

Lojtari pritet që së shpejti të ulet në tavolinë për të biseduar me drejtuesit e Barcelonës, nëse do të aktivizohet opsioni i rinovimit të kontratës edhe për 12 muaj të tjerë, apo do të largohet. 

Kjo situatë e pakëndshme sa i përket të ardhmes së tij ka bërë që Girona të interesohet për shërbimet e tij, raporton Mundo Deportivo. 

Përveç tyre, interesim për shërbimet e 32-vjeçarit kanë shprehur edhe Sevilla dhe Valencia. 

Në rast se Roberto vendos ta vazhdojë karrierën diku tjetër, ai do të largohej me shtatë tituj të fituar të La Ligës dhe dy Liga të Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm

Lexuesit e Telegrafit zgjedhin më të mirët e Shqipërisë në Euro 2024 – i pari prinë bindshëm

Kombëtarja e Shqipërisë
Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë

Anglia përballet me akuza nga UEFA pas asaj që ndodhi menjëherë pas barazimit të Sllovenisë

Përfaqësueset
Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të

Trajneri i Rubin Kazanit flet për gjestin e Dakut në Euro 2024, tregon se a llogarit në të

Ligat tjera
Dy lojtarë e kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre që t'i bashkohen Real Madridit

Dy lojtarë e kanë shprehur publikisht dëshirën e tyre që t'i bashkohen Real Madridit

La Liga
Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme

Si duket momentalisht faza e eliminimit të Euro 2024: Dy çifte tashmë dihen, njëra anë është e frikshme

Përfaqësueset
Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit

Musiala tregon tre lojtarët e rinj më të mirë në botën e futbollit

Ndërkombëtare
Kalo në kategori