Sot është hapur për qarkullim të veturave një pjesë e sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë, saktësisht deri tek hyrja kryesore e Parkingut nëntokësor.

Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë të Prishtinës, Bekim Brestovci në një prononcim për Telegrafin tregoi përse erdhi deri te ky vendim i përkohshëm.


Ai tha se Parkingu 038 planifikon ndërhyrjet në zgjerimin e hyrjes e cila është shfrytëzuar deri më sot si dhe disa punime tjera.

"E, ne meqenëse nuk kemi filluar me zbatimin e projektit të sheshit ‘Xhorxh Bush’, atëherë kemi pas një dakordanc që për aq kohë sa atyre iu nevojitet për me rregullu pjesën e hyrjes e cila është deri më tani inekzistente, të shfrytëzohet kjo pjesë e rrugës që qytetarët të kenë qasje për tu parkuar përmes hyrjes kryesore", ka thënë Brestovci.

3718c23c d7a8 441a 8bc1 7dca1c0b312d Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunë të Prishtinës, Bekim Brestovci

Ai po ashtu tregoi se kur pritet të nisin punimet në sheshin "Xhorxh Bush".

"Më vonë parashikojmë që nga muaji maj e tutje të kemi edhe fillimin e punimeve në sheshin ‘Xhorxh Bush’, mirëpo deri atëherë besojmë fuqishëm që parkingu 038 do ta kryejë pjesën tjetër të  punimeve që ata i kanë paraparë. Dhe pastaj ne do të vazhdojmë me punimet në sheshin ‘Xhorxh Bush’ “, ka thënë Brestovci.