LAJMI I FUNDIT:

U dënua për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Siljanovska falë ish kryetarin e Komunës së Manastirit

U dënua për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Siljanovska falë ish kryetarin e Komunës së Manastirit

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka falur ish kryetarin e Komunës së Manastirit, Vlladimir Talevski, njofton “TV21”.

Ai ishte në burg për dënimin në lëndën “Transportuesi” dhe duhej të qëndronte edhe një muaj.

Talevski ishte dënuar me 7 vjet burg për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimit zyrtar për organizimin e transportit shkollor, por për shkak se në arrest shtëpiak kaloi 3 vjet, për mbajtjen e dënimit i duheshin edhe 4 vjet në burg.


Presidentja poashtu ka falur edhe Shenol Maslani.

Shenol Maslani u arrestua në vitin 2019 në një operacion të madh policor ku policia sekuestroi pushkë, pistoleta, makina luksoze, para dhe drogë.

Në atë kohë, policia dyshonte se ai ishte një nga një grup prej 12 anëtarësh që kërcënonte një punonjës policie, shiste drogë dhe posedonte pushkë dhe pistoleta. Por kundër tij atëherë nuk u ngrit asnjë kallëzim penal./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
Kalo në kategori