Një burrë që u burgos gabimisht për 19 vite për vrasjen e një polici me gradë të lartë në Australi, është kompensuar me 7 milionë dollarë.
David Eastman u dënua me burgim të përjetshëm në vitin 1995 për vrasjen e Colin Winchester, një ndihmës komisioner i Policisë Federale Australiane.
Winchester u vra 6 vite para dënimit të Eastman, i cili u lirua vitin e kaluar pasi u shpall i pafajshëm. Ndërsa vrasja e policit mbetet ende mister.
Vrasja e tij tronditi gjithë institucionet ligjore dhe politike dhe ndezi një nga hetimet më të mëdha policore në vend.
Eastman, 74-vjeç, më parë kishte refuzuar ofertën 3.8 milionë dollarë për dëmshpërblim nga qeveria australiane.
Në seancat gjyqësore, ai tha se kishte humbur mundësinë për të pasur një familje dhe një karrierë për shkak të burgosjes.
Nëna e tij dhe dy motrat gjithashtu vdiqën gjatë periudhës që ai ishte në burg.
“Ka humbur një pjesë të konsiderueshme të jetës së tij,”-tha avokati Sam Tierney, jashtë Gjykatës Supreme.
Winchester u qëllua dy herë në kokë jashtë banesës së tij në Canberra. Ai është oficeri më i lartë i policisë që është vrarë në Australi.
Eastman, në atë kohë shërbyes publik, u identifikua si i dyshuar. Sipas deklaratave të asaj kohe ai kishte dërguar kërcënime në polici në lidhje me trajtimin e një ngjarje kriminale.
Pasi u burgos, Eastman kaloi 19 vjet duke luftuar për lirinë e tij.
Në një gjyq vitin e kaluar, kur u përfshinë më shumë se 100 dëshmitarë, çoi në lirimin e tij. Menjëherë pas kësaj bëri kërkesën për dëmshpërblim. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Presidenti gjerman, Steinmeier: Kurrë nuk do ta kisha besuar se do të na duhej të mbronim Ukrainën nga SHBA

Trump u ndje i ofenduar që Zelensky nuk veshi kostum në takimin me të - a ishte veshja shkak për tension?

Pas 'përplasjes' me Trumpin, Zelensky në një takim me kryeministrin britanik

Pas përplasjes në Shtëpinë e Bardhë, reagon Zelensky

Çfarë tregon gjuha e trupit gjatë takimit Trump-Zelensky?

Parashikimi i motit për pranverën e vitit 2025 - si do të ndryshojë nga ai i vitit të kaluar

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

CIA kërcënon të ekspozojë sekretet e shtetit pas politikave të Trumpit

"Qëndro i fortë, qëndro i patrembur, ti nuk je kurrë vetëm" - liderët evropianë në përkrahje të Zelenskyt pas takimit me Trumpin

KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Zbulohen detaje se si erdhi deri te anulimi i bisedimeve të Trump me Zelenskyn dhe largimi i tij nga Shtëpia e Bardhë

Para se të shpërthente debati i ashpër - Zelensky i dhuroi Trumpit rripin e titullit kampion të Usyk