Tyson Fury shmangu një humbje të turpshme ndaj Francis Ngannou teksa fitoi me një vendim të diskutueshëm me pikë.

Britaniku e nisi më mirë duelin, por Ngannou u përpoq të vendoste goditjen e tij herët dhe kishte një avantazh të qartë shpejtësie ndaj Gypsy King, me këtë të fundit që u rrëzua.


Fury dukej se po i rrëshqiste dueli nga dora, dhe nxitonte të shkaktonte një rrëzim për kundërshtarin, mirëpo ish- kampioni i UFC-së kishte dëshmuar tashmë se dyshuesit e tij kishin gabuar në mes të ndeshjes. Ngannou kishte filluar të ngadalësohej ndërsa raundet vazhdonin dhe përvoja e Furyt filloi të vërehej.

Fury u rrëzua në tokë dy herë, që ishte rrëzimi i shtatë dhe i tetë në karrierë, me kamerunasin që i befasoi të gjithë në sallë.

Tre raunde mbetën dhe Fury ende nuk e shqetësonte Ngannoun me ndonjë goditje të rëndësishme. Ngannou pati një debutim të shkëlqyeshme dhe kishte disa herë shansin që ta rrëzonte Furyn, por që ngadalësonte .

Pas 10 raundeve, gjyqtarët shënuan në mënyrë kontroverse 94-95, 96-93 dhe 95-94 në favor të Furyt. /Telegrafi/

https://twitter.com/DN9LFC/status/1718409201548939666

telegrafi sport app