Tyson Fury ka thënë se Anthony Joshua mund të pensionohet nga boksi, nëse nokautohet dy herë brenda rimeçit ndaj Andy Ruizit.

Bokseri britanik pësoi humbje ndaj meksikano-amerikanit në qershor të këtij viti, duke humbur tre titujt e kampionit të botës, WBA, WBC dhe IBF.


Fury që do të përballet me Deontay Wilderin në fillim të vitit 2020, ka bërë të ditur se Joshua mund të mos e përballojë më humbjen ndaj Ruizit.

AndyRuizjoshua1 2 Andy Ruiz dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Nëse ai nokautohet dy herë radhazi, nuk mendoj se ai do të vazhdojë, që të jem i sinqertë, mund të pensionohet. Çdo person e bën atë që do, por unë mendoj…”, ka thënë britaniku për bashkëkombësin e tij

“Ai nuk ka nevojë për paratë dhe dy humbje radhazi me nokaut janë shkatërruese për një karrierë”.

AndyRuizjoshua1 1 Andy Ruiz Jr dhe Anthony Joshua (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Për aq sa më takon mua, sipas mendimin tim, ai e mposhti atë një herë dhe e nokautoi, kështu që e ka epërsinë mendore para këtij rimeçi”.

Joshua Ruiz Jr 1 Andy Ruiz duke e nokautuar Anthony Joshuan (Foto: Al Bello/Getty Images/Guliver)

“Pa marrë parasysh se çfarë arsyetimi bënë ata, se çfarë probleme kishin në kamp, se çfarë ndodhi në zhveshtore, ata hynë në meç me një deficit të madh pasi që e kanë në mendje që herën e kaluar kanë humbur”.

“Unë besoj se 90 për qind e meçit ka të bëjë me mendjen. Kështu që kur veçse je mposhtur nga dikush dhe jo nga një goditje me fat… Joshua s’ishte duke e fituar atë meç, unë do t’ia kisha dhënë atij një raund nga të shtatit”, ka shtuar më tej Fury.

Joshua dhe Ruiz do të përballen më 7 dhjetor në Arabinë Saudite dhe fituesi do të jetë i detyruar të ballafaqohet me fituesin e rimeçit tjetër, Tyson Fury – Deonay Wilder. /Telegrafi/

telegrafi sport app