LAJMI I FUNDIT:

Turqit e bëjnë fakt të kryer: Vedat Muriqi po rikthehet të luajë në Stamboll

Turqit e bëjnë fakt të kryer: Vedat Muriqi po rikthehet të luajë në Stamboll

Vedat Muriqi mund të rikthehet në Turqi pas tre viteve të kaluara mes Italisë dhe Spanjës.

Sulmuesi kosovar ka pasur një vit të jashtëzakonshëm në Spanjë me fanellën e Mallorcas, duke shënuar vazhdimisht.


29-vjeçari ka zhivlluar 37 ndeshje zyrtare mes kampionatit dhe Kupës së Spanjës, duke realizuar 16 gola dhe duke asistuar në katër të tjerë.

Rikthimi i tij në Turqi mund të ndodhë, pasi Galatasaray është duke insistuar për ta pasur në radhët e veta sulmuesin prizrenas.

Vedat Muriqi në listën e të nominuarëve për ekipin e sezonit në La Liga
Lexo po ashtu Vedat Muriqi në listën e të nominuarëve për ekipin e sezonit në La Liga

Mediumi turk Aspor ka raportuar se drejtuesit e Galatasarayt janë në bisedime me Mallorcan për transferimin e Muriqin dhe pritet të ketë takime të tjera mes palëve.

Trajneri i Galatasarayt, Okan Buruk ka dhënë dritën e gjelbër për transferimin e kosovarit, pasi ai edhe më parë ka punuar me Muriqin te Rizespor.

Vedat Muriqi godet Spanjën dhe La Ligan: Flasin kundër racizmit, por ky është racizëm - shqetësuese si nuk e njohin Kosovën
Lexo po ashtu Vedat Muriqi godet Spanjën dhe La Ligan: Flasin kundër racizmit, por ky është racizëm - shqetësuese si nuk e njohin Kosovën

Kampioni në fuqi i Turqisë ka mbetur pa Mauro Icardin dhe Muriqi shihet si zëvendësuesi perfekt i sulmuesit argjentinas.

Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2027 derisa shpesh herë ka deklaruar se ka dëshirë të madhe ta përfundojë karrierën te skuadra spanjolle.

Gjithsesi tregu i transferimeve është i paparashikueshëm dhe nuk përjashtohet mundësia që prizrenasi të rikthehet në futbollin turk, ku ka luajtur më parë për Giresunspor, Genclerbirligi, Rizespor e Fenerbahce. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Miliarderi shpërbleu Kombëtaren e Gjeorgjisë me 10 milionë euro, premtoi një premio të jashtëzakonshëm nëse do të përjashtonin Spanjën

Përfaqësueset
10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

10 momentet më ikonike të Euro 2024 deri më tani, dy nga to janë krijuar nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Dënime në vlerë prej 171,375 euro shkaku i tifozëve, Kuqezinjtë më të dënuarit në Euro 2024

Kombëtarja e Shqipërisë
UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

UEFA me dorë të hekurt, FSHF merr dënimin më të madh në Evropian

Kombëtarja e Shqipërisë
Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

Zidane i gjen Real Madridit pasuesin e Nachos - një mbrojtës për shumë vite

La Liga
Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Zyrtare: Nacho largohet nga Reali dhe prezantohet te skuadra e re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori