LAJMI I FUNDIT:

Turqia vendos 40% tarifë importi për makinat kineze

Turqia vendos 40% tarifë importi për makinat kineze

Lufta kundër makinave të lira kineze vazhdon pasi Turqia njofton vendosjen e një takse prej 40 për qind për importet kineze.

Masa vjen pas detyrimeve të ngjashme të aplikuara nga SHBA-ja, e cila së fundmi njoftoi se do të rriste tarifat e importit për automjetet elektrike kineze nga 25 për qind në 100 për qind, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ministria e Tregtisë e Turqisë tha se masa u bë për të ndihmuar në mbrojtjen e bilancit të pagesave të vendit, si dhe për të shërbyer si një mbrojtje për industrinë vendase.

Deficiti tregtar i vendit ishte 45.2 miliardë dollarë vitin e kaluar.

Tarifa shtesë janë vendosur tashmë për makinat elektrike që nga viti 2023, të dizajnuara për të mbështetur prezantimin e TOGG T10X në fund të vitit 2023, makina e parë elektrike e prodhuar në vend.

Projekti i makinave elektrike të Turqisë ishte një premtim kryesor i fushatës për presidentin Recep Tayyip Erdogan përpara zgjedhjeve të përgjithshme të vitit 2023. /Telegrafi/