Turqia rikthen papritur qasjen në Instagram pas më shumë se një jave bllokimi
Turqia ka rikthyer qasjen në Instagram pas më shumë se një jave bllokimi në mbarë vendin.
Autoriteti i Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit ndaloi qasjen në Instagram më 2 gusht pa dhënë një arsye specifike.
Zyrtarët qeveritarë thanë më vonë se ndalimi u vendos për shkak se platforma e rrjeteve sociale dështoi të respektonte ligjet turke.
“Në bisedimet tona me zyrtarët e Instagramit, ne u siguruam që kërkesat tona do të plotësoheshin, veçanërisht ato në lidhje me aktivitetin kriminal dhe na u premtua se do të punonim së bashku në një mjet për censurimin e përdoruesve”, tha Abdulkadir Uraloglu, Ministri turk i Transportit dhe Infrastrukturës.
Uraloğlu shtjelloi situatën edhe më tej, duke thënë se platforma “do të vendosë pajtueshmërinë me ligjin turk dhe se në rastet kur ligji shkelet, do të ketë ndërhyrje të shpejtë dhe efektive”.
Ai shtoi se të gjitha llogaritë në pronësi të organizatave “terroriste” do të ndalohen dhe e gjithë përmbajtja që promovon organizata të tilla do të hiqet, duke veçuar PKK, PYD dhe FETO, shkruan euronews, transmeton Telegrafi.
Bëhet e ditur se PKK, ose Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, është një grup i jashtëligjshëm që ka zhvilluar një kryengritje prej dekadash brenda Turqisë për të krijuar një rajon autonom në Turqinë juglindore.
PYD është një organizatë politike kurde siriane që zyrtarët turq pretendojnë se është një krah i PKK.
Ndërsa, FETO është lëvizja e udhëhequr nga Fethullah Gylen, një ish-aleat i presidentit Recep Tayyip Erdogan, të cilin qeveria e fajëson për një përpjekje të dështuar për grusht shteti në vitin 2016.
Ndryshe, Instagram ka më shumë se 57 milionë përdorues në Turqi, një komb me 85 milionë banorë.
Shoqata e Operatorëve të Tregtisë Elektronike vlerëson se Instagram dhe platforma të tjera të rrjeteve sociale në ditë gjenerojnë rreth 930 milionë lira turke (25 milionë euro). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëA ka kushtuar vërtet 6 milionë dollarë "krijimi" i DeepSeek?
‘DeepSeek vs ChatGPT’ - si krahasohen ato?
Miliarderi i teknologjisë Peter Thiel thotë se ai u lejon fëmijëve të tij vetëm 1,5 orë në javë të qëndrojnë "para ekranit"
“Duhet të jetë një thirrje zgjimi për industritë tona”: Trump reagon rreth DeepSeek, pas rënies së aksioneve amerikane
A beson Elon Musk në Zot? - Titani i teknologjisë jep definicionin epik për ekzistencën tonë, thotë se "nuk ka një plan pas këtij krijimi"
Çfarë të dhënash mbledh DeepSeek?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Më të lexuarat
Boom, aeroplani supersonik amerikan përfundon me sukses fluturimin e parë – arrin shpejtësinë prej 1,358 kilometra në orë
Kroos ka zbuluar se si kishte arritur marrëveshje me klubin e Ligës Premier, por ata shkarkuan trajnerin
Injorimi dhe mosmirënjohja që ia bëri pas fitores në Big Brother VIP Kosova, Driloni i përgjigjet Edit pas akuzave
Laporta synon ta lumturojë Flickun me transferimin e sulmuesit që ka klauzolë 100 milionë euro
New York Times për protestat në Serbi: Vuçiq "sakrifikoi" kryeministrin në përpjekje për t’i qetësuar protestuesit
Zinedine Zidane emëron klubin e madh për të cilin është penduar që nuk luajti gjatë karrierës së tij