Mesfushori Veldin Hoxha ka deklaruar se janë shumë të lumtur me fitoren ndaj Sllovakisë, ndërsa premtoi se Kosova do të bëjë gjithçka për ta arritur kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.

Hoxha e shënoi golin e parë për Kosovën, që triumfoi me rezultat 3-4 në Bratislavë.


Në një intervistë për Telegrafin, mesfushori i cili zëvendësoi Leon Avdullahun deklaroi se është i lumtur me golin dhe tani do të bëjnë çmos për ta arritur Botërorin.

“Është natë e veçantë për ne, jemi shumë të lumtur që e bëmë një hap më afër Botërorit. Kemi një ndeshje të mbetur për ta arritur Botërorin dhe mezi presim”.

“Është ndjenjë e veçantë të shënosh për shtetin tënd, jam shumë i lumtur që e kam ndihmuar skuadrën dhe shpresoj ta vazhdoj ta bëj këtë edhe në të ardhmen”.

I pyetur për Turqinë, Hoxha dha lëvdata për ekipin kundërshtar por beson se Kosova do ta tejkalojë edhe këtë sfidë.

“Turqia është ekip shumë i mirë por është vetëm një ndeshje, detajet do ta vendosin. Ne jemi gati dhe do të bëjmë gjithçka për të shkuar në Botëror”.

Kujtojmë, përballja mes Kosovës dhe Turqisë zhvillohet të martën nga ora 20:45.

Ekipi i Telegrafit ndodhet në Bratislavë, me gazetarët Lavdim Pireva dhe Romak Zeqiri, si dhe kameramanin Korab Basha.

Udhëtimi i ekipit është mundësuar nga 99esim, Globi M.I, DFK Group dhe Lasko./Telegrafi/

telegrafi sport app