Ai është zotuar se forcat ushtarake turke nuk do të ndalen së bombarduari pozicionet e milicisë siriane kurde. Sipas Erdogan, SHBA-të duhet të vendosin nëse duan ta mbështesin Turqinë apo militantët kurdë.

Ndryshe, luftëtarët kurdë sirianë të mbështetur nga SHBA-të, kanë shfrytëzuar ofensivën e forcave qeveritare siriane në veri të vendit, për të pushtuar territore afër kufirit me Turqinë.


Nga ana tjetër, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i ka përshkruar veprimet e Turqisë në kufirin me Sirinë si të paligjshme”.

Ajo ka thënë se Turqia është duke bombarduar rajonet e populluara përgjatë kufirit të saj dhe është duke çuar para dhe njerëz në këtë zonë, “sepse thjesht nuk e po mund ta pranojë faktin se këto qarqe po çlirohen nga terroristët dhe ekstremistët”.