LAJMI I FUNDIT:

Turizmi në Kosovë gjatë vitit 2023, numri i vizitorëve arrin në 621 mijë

Turizmi në Kosovë gjatë vitit 2023, numri i vizitorëve arrin në 621 mijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar raportin vjetor të Statistikave të Hotelerisë për vitin 2023.

Në kuadër të hulumtimit të Hotelerisë dhe Turizmit, në vitin 2023, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) ishte 621 mijë e 486, prej tyre 42,4%, ishin vendorë dhe 57,5% ishin të jashtëm.

“Numri i net-qëndrimeve ishte 1 milion e 547 mijë e 462, prej tyre 51,7% nga vendorët dhe 48,2% nga të huajt”, ka njoftuar ASK.


Numri i vizitorëve dhe net qëndrimeve 2019 – 2022

Në vitin 2023 numri i vizitorëve vendor është rritur për 61,9% në raport me vitin 2022, netë-qëndrimet e vizitorëve vendorë janë rritur për 199,0%.

“Kemi rritje te vizitorëve të jashtëm për rreth 20,2%, kurse netë-qëndrimet e vizitorëve të jashtëm janë rritur për 37,0% ne raport me vitin 2022”, thuhet tutje në njoftim.

Numri i vizitorëve të brendshëm dhe net qëndrimet e tyre sipas regjioneve

Numrin më të madh të vizitorëve te brendshëm e ka regjioni i Pejës me 86,470 vizitor dhe më 409,293 netë-qëndrimi.

Numri i vizitorëve te jashtëm dhe net qëndrimet e tyre, sipas shteteve prej nga vijnë

Sa u përket vizitorëve të huaj krahasuar me periudhën paraprake (2022) ka një rritje të vizitoreve për 20,2%. Në total 357,717 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Shqipëri, Gjermania, Zvicra Turqia etj.

Pushime dhe udhëtime të banorëve të Republikës së Kosovës

Numri i individëve që kanë pasur te paktën 1 udhëtim me netë-qëndrimi brenda apo jashtë Kosovës është 713 532.

Numri i vizitorëve të jashtëm sipas qëllimit të udhëtimit dhe muajve gjatë vitit 2022

Të dhënat e më poshtme janë te grumbulluara nga pikat kufitare, ku numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në territorin e Republikës së Kosovës gjatë periudhës Janar – Dhjetor 2023 ishte 6 milionë e 416 mijë 443.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Në çdo cep të Prishtinës dhe Kosovës - veza REAs është zgjedhja juaj ideale për proteina, Omega 3 dhe vitaminat esenciale

Në çdo cep të Prishtinës dhe Kosovës - veza REAs është zgjedhja juaj ideale për proteina, Omega 3 dhe vitaminat esenciale

Kosmonte Foods
Shoqëria që përgatit ushqim bashkë, qëndron bashkë!

Shoqëria që përgatit ushqim bashkë, qëndron bashkë!

MEKA HALAL FOOD
Planifikoni të udhëtoni drejt Prishtinës, shfrytëzo ofertat e kompanisë më serioze në tregun e fluturimeve

Planifikoni të udhëtoni drejt Prishtinës, shfrytëzo ofertat e kompanisë më serioze në tregun e fluturimeve

Prishtina Ticket
Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Mendoni të bleni një veturë të përdorur? Ja si të shmangni çdo rrezik me një kontroll të thjeshtë për herë të parë në Kosovë!

Euro Auto Ekspertizë - Dynomark
Nëse bleni online harçin e shtëpisë, zbritje e vazhdueshme dhe transport falas

Nëse bleni online harçin e shtëpisë, zbritje e vazhdueshme dhe transport falas

Rryma më lirë verës

Rryma më lirë verës

Kalo në kategori