LAJMI I FUNDIT:

Turisti çek bie nga lartësia te “Syri i Ciklopit”, policia ndërhyn për ta shpëtuar

Turisti çek bie nga lartësia te “Syri i Ciklopit”, policia ndërhyn për ta shpëtuar

Policia e kryeqytetit pasditen e sotme i ka ardhur në ndihmë një turisti çek, i cili ka mbetur i lënduar gjatë eksplorimit në zonën e Krrabës.

Sipas njoftimit të uniformave blu, 61-vjeçari është rrëzuar nga lartësia në pikën turistike të njohur si “Syri i Ciklopit”.

Për shkak të terrenit mjaft të vështirë, turisti çek është transportuar me barelë deri në rrugën e makinave.


Njoftimi i policisë shqiptare:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me Fnsh Tiranë, i vijnë në ndihmë 1 turisti çek, që u dëmtua gjatë eksplorimit të natyrës, në vendin e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë.

Sot, rreth pasdites, në zonën e quajtur “Syri i Ciklopit”, në Krrabë, duke eksploruar natyrën, dyshohet se ka rënë nga lartësia dhe është rrëzuar, në një zonë me terren shumë të vështirë, shtetasi çek V.Sh., 61 vjeç.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me FNSH Tiranë, pas marrjes së njoftimit, menjëherë kanë organizuar punën për t’i ardhur në ndihmë 61-vjeçarit.

Falë ndërhyrjes së shërbimeve të Policisë dhe shërbimit mjekësor është bërë e mundur nxjerrja e shtetasit të dëmtuar, dhe dhënia e ndihmës së parë.