LAJMI I FUNDIT:

Turisti amerikan përleshet me një kangur në Australi

Turisti amerikan përleshet me një kangur në Australi

Një turist amerikan u filmua duke u përleshur me një kangur agresiv në parkun Cohunu Koala të Australisë Perëndimore.

Gjithçka ndodhi kur kanguri iu vërsul një gruaje, dhe amerikani më pas i doli në ndihmë asaj, transmeton Telegrafi.

Gruaja e cila po qëndronte në këtë park u sulmua nga kanguri dhe pavarësisht se u mundua të ikte, kafsha po e ndiqte pas.


Turisti amerikan që i doli në ndihmë u mundua fillimisht ta qetësonte kangurin por pa efekt, pasi sulmet pastaj iu drejtuan atij.

Kështu, ai po mundohej gjatë gjithë kohës ta mbante larg me duar dhe me këmbën e tij, madje në një pikë e kapi për fyti. Përleshjes iu bashkua edhe djali i tij, ku të dy po mundoheshin ta qetësonin kafshën.

Gruaja që u sulmua, Courtney Carter tha për BBC se kishte kërkuar ndihmë për disa minuta përpara se të ndërhynte amerikani.

Pamjet ishin xhiruar nga gruaja e turistit amerikan.