Një grup prej 10 personash nga Çekia kanë vendosur të bëjnë një udhëtim në veri të Shqipërisë.

Njëri prej tyre është David, i cili tregon se kjo është hera e disatë që viziton Shqipërinë, por është hera e parë që viziton Kukësin dhe disa zona të tjera të veriut.


 “Kemi ardhur nga Çekia dhe kemi vendosur të qëndrojmë pesë ditë. Peizazhi këtu është mahnitës dhe më së shumti na ka lënë përshtypje ushqimi, është jashtëzakonisht i shijshëm”, shprehet turisti.

Ai tregon se ndalesa e parë ishte në Tiranë, ku morën me qira disa motorë për të eksploruar natyrën shqiptare.

Ndaluam në një vend për të marrë motorët. Na shërbyen shumë mirë, u treguan të sjellshëm dhe na thanë që t’i telefononim për çdo të papritur që mund të ndodhte me motorët. Në çdo qytet tregohet mikpritje”, tregon turisti.

Muaji prill duket se ka shënuar hapjen e sezonit për vizitorët e huaj, të cilët po vijnë nga vende të ndryshme të botës për të zbuluar bukuritë natyrore të Shqipërisë./RTSH