LAJMI I FUNDIT:

Turistet e huaja të kënaqura që u hap kioska për informimin e tyre në Prishtinë (Video)

Turistet e huaja të kënaqura që u hap kioska për informimin e tyre në Prishtinë (Video)

Nga sot (e mërkurë) është në funksion kioska për informim të turistëve në sheshin “Zahir Pajaziti”.

Shumë të huaj e vlerësojnë këtë gjë, duke theksuar se gjithmonë kanë hasur në vështirësi kur kërkonin të vizitonin vendet tona.

Alice Renika, turiste nga Spanja ka ardhur për ta vizituar Kosovën, dhe sipas saj kjo pikë informuese i ndihmon asaj shumë.


“Vendi i im Spanja nuk ka njohuri të mjaftueshme për Kosovën, dhe patjetër që turistëve u nevojitet dikush këtu që t’u ndihmojë. Në hartë ka shumë vende që mund të vizitohen”, deklaroi për RTV Dukagjinin Alice Renika.

Ndërsa kanadezja Ursula Bayer e cila nuk e viziton Kosovën për herë të parë, thotë se kjo është një gjë e mirë pasi në të kaluarën ka hasur në vështirësi për të gjetur vende të përshtatshme për t’i vizituar.

“Kjo është një mundësi e mirë sepse për mua nuk është hera e parë që vij këtu, dhe gjithmonë e kishim problem si të orientohemi këtu”, deklaroi turistja kanadeze.

Vendasit gjithashtu mendojnë se kjo është e rëndësishme për vendin tonë, pasi që ndikon ne zhvillimin e turizmit në Kosovë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Arrijnë votat e para nga diaspora

Arrijnë votat e para nga diaspora

Lajme
Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që arrin gradën Kolonele në Ushtrinë Amerikane

Lajme
MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

MKRS ushtron kallëzim penal ndaj Përparim Ramës për projektin “Ishulli Urban”: Cenon 2.5 milionë euro buxhetin e shtetit

Drejtësi
Kalo në kategori