Këngëtarja e njohur shqiptare nga Maqedonia, Tuna, së bashku me bashkëshortin e saj Patris Berishën së shpejti pritet të bëhen prindër.

Ka disa ditë që ata janë larguar nga Kosova. Por, me çiftin së bashku si duket është edhe grimeri Arbër Bytyqi.


Është pikërisht ky i fundit, ai i cili ka postuar një fotografi në Snapchat, ku shihet së bashku me Tunën e Patrisin.

Tuna duket krejt ndryshe, duket se ka shtuar në peshë dhe ka ndërruar totalisht dukjen e saj ekstravagante. /Telegrafi/