Vikendi i skuadrave evropiane përfundoi, tani është koha për Ligën e Kampionëve.

E mërkura do të na servojë ndeshjen mes PSG-së dhe Liverpoolit, vendimtare për dy pozitat e para në Grupin C.


Trajneri i skuadrës franceze, Thomas Tuchel, është i vetëdijshëm për kualitetet e Reds, ai preferon lojë ekipore dhe jo individuale, edhe pse ka një skuadër plotë me yje.

Thomas Tucheli (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

"Do të jetë një ndeshje komplet ndryshe. Jemi të vetëdijshëm se të gjithë po mendojnë për këtë ndeshje”.

“Është një ndeshje vendimtare dhe me shumë presion, por ne i duam këto sfida”.

“Luajmë si skuadër, së bashku, sepse Liverpooli është shumë i fortë”. Ka thënë Tuchel.

Në Grupin C prinë Liverpooli me gjashtë pikë, aq sa Napoli, kurse PSG ka pesë pikë. Në fund renditet Crvena Zvezda me katër pikë. /Telegrafi/

telegrafi sport app