LAJMI I FUNDIT:

Tuchel është i vetmi trajner që Zidane nuk e ka mposhtur – së paku në tri përballje

Tuchel është i vetmi trajner që Zidane nuk e ka mposhtur – së paku në tri përballje

Zinedine Zidane ka shumë për të dëshmuar kundër Thomas Tuchel. Gjermani është trajneri i vetëm me të cilin francezi është përballur të paktën tre herë dhe nuk është mposhtur, me Tuchel që mbetet i pamposhtur në katër ndeshjet e tyre kundër njëri-tjetrit.

Në këto katër ndeshje, tre kanë përfunduar me barazim, ndërsa Tuchel ka mundur një herë strategun e Real Madridit.

Ata u ndeshën për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2016/17, vit në të cilin Real Madrid vazhdoi të fitojë trofeun për të dytën herë.


Dështimi i Superligës Evropiane, Benzema vs Giroud – ka shumë gjëra për gjysmëfinalen mes Realit dhe Chelseat
Lexo po ashtu Dështimi i Superligës Evropiane, Benzema vs Giroud – ka shumë gjëra për gjysmëfinalen mes Realit dhe Chelseat

Los Blancos nuk i lëshuan pikët shumë shpesh atë sezon, por ata barazuan dy herë kundër Borussia Dortmundit që menaxhohej nga tuchel. Skuadra e Bundesligës, në fakt, zuri vendin e parë në grup me dy pikë më shumë se Real Madrid.

Të pamposhturit dhe lideri i Ligës së Kampionëve

Në Gjermani, Real Madrid kryesoi dy herë, por humbi epërsinë në minutën e 87-të. Në Spanjë diçka e ngjashme ndodhi, pasi Los Blancos kishin një epërsi 2-0 për të barazuar në fund, 2-2.

Takimet e tyre të fundit

Rivaliteti u rindez në 2019/20, përsëri në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve, megjithëse këtë herë Tuchel ishte në krye të Paris Saint-Germain.

Skuadra e Ligue 1 arriti të mposhtë Real Madridin mjaft të qetë në Parc des Princes, para se të dy trajnerët të luanin edhe një barazim në Estadio Santiago Bernabeu.

Në tërësi, Zidane është përballur me 35 trajnerë, tre ose më shumë herë që kur mori punën në Real Madrid dhe Tuchel është i vetmi nga ata që nuk është mposhtur. Po ashtu, ai është i vetmi nga ata trajnerë që Zidane nuk ka rekordin më të mirë në ballafaqim.

Real Madrid - Chelsea: Parashikim, analizë dhe formacionet e mundshme
Lexo po ashtu Real Madrid - Chelsea: Parashikim, analizë dhe formacionet e mundshme

Tani, ndeshja gjysmëfinale kundër Chelseat do të lejojë Zidanen të korrigjojë ato gabime, por nuk do të jetë e lehtë kundër bluve.

Një Ligë e Kampionëve e rrezikshme

Kjo fushatë është e plotë rreziqe për Zidanen, i cili nuk ka mposhtur asnjë nga tre trajnerë të mbetur në garë, me Pep Guardiolan e Manchester Cityt dhe Mauricio Pochettinon e PSG-së. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

Dhoma e Real Madridit i ka kthyer shpinën Viniciusit për shkak të sjelljes së tij

La Liga
Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Man City - Real Madrid: Guardiola starton me pesë mbrojtës, Ancelotti sulmon fuqishëm - formacionet zyrtare

Liga e Kampionëve
Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Aguero bëri një premtim të çuditshëm nëse Real Madrid mund Man Cityn

Liga e Kampionëve
UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

UEFA mbush 'arkën' e Liverpoolit me ndeshjet e fituara në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori