Manchester United do t’i marrë në konsideratë Thomas Tuchel dhe Roberto De Zerbi si kandidatë për rolin e tyre afatgjatë të trajnerit këtë verë.

Me Michael Carrick të emëruar si trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit pas shkarkimit të Ruben Amorim, drejtuesit e INEOS tashmë po hartojnë kërkimin e përhershëm.


Stafi i Carrick i cili përfshin edhe emra si Jonny Evans, Travis Binnion, Steve Holland dhe Jonathan Woodgate do të largohen në verë, kështu që një trajner i ri me emër do të vijë në Old Trafford.

Sipas Fabrizio Romano, Tuchel dhe De Zerbi janë dy emrat më të përfolur për të marr drejtimin e Djajve të Kuq nga edicioni 2026/27.

“Dy emra që garantohen se do të merren në konsideratë nga INEOS janë Thomas Tuchel dhe Roberto De Zerbi. Tuchel është plotësisht i përqendruar te Anglia dhe Kupa e Botës, ndërsa De Zerbi po bën një punë të shkëlqyer te Olympique Marseille, por të dy mbeten të vlerësuar brenda ekipit”, ka thënë Romano.

Aftësitë e Tuchel në menaxhimin e lojtarëve dhe ngritjen e skuadrës e bëjnë atë një opsion të rëndësishëm, megjithëse preferenca e tij për kontroll mund të bie ndesh me strukturën bashkëpunuese të United.

Inteligjenca taktike e De Zerbi dhe puna e provuar në zhvillim e tij te Brighton dhe Marseille mund të ofrojnë një përshtatje më të mirë.

Procesi mbetet i gjatë dhe priten emra të tjerë, ndërsa United ndjek kualifikimin në Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Carrick para një rivendosjeje të madhe. /Telegrafi/

telegrafi sport app